Ka ndodhur

Elbasan, arrestohen 2 persona dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë

2 persona janë arrestuar këtë të martë nga Policia e Elbasanit dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Policia thotë se 21-vjeçari me inicialet B.C, ka rënë në prangat, pasi gjatë një kontrolli fizik i janë gjetur dhe sekuestruar 5 doza lëndë narkotike të dyshuara cannabis sativa dhe një thikë.

Ndërsa shtetasi i dytë i arrestuar është personi me iniciale I.S, 49 vjeç, banues në fshatin Mengël të Elbasanit, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.

Po ashtu dhe dy shtetas të tjerë janë proceduar penalisht, konkretisht: shtetasi A. S., 33 vjeç, banues në Peqin, pasi në ambientet e bilardos në pronësi të tij, ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kompjuterë dhe një aparat celular me faqe loto sporti.

Si dhe shtetasi S. I., 62 vjeç, banues në fshatin Shëmrizë Pishaj, me detyrë oficer kredie pranë një banke në qytetin e Gramshit, pasi në periudhën 2010-2012, ky shtetas, duke shpërdoruar detyrën e tij, ka falsifikuar dokumentacionin dhe ka marrë kredi në emrin e shtetasit Z. B., banues në Gramsh.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime e mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë