Lajme

Ekzekutohet 43-vjeçari shqiptar në Spanjë

Një emigrant shqiptar është gjetur i vrarë në Tarragona të Spanjës. Viktima mësohet se është shtetasi Fatmir. A, 43 vjeç.

Policia e gjeti trupin e pajetë rreth orës 00:45 të së mërkurës, pas njoftimit të marrë se një burrë gjendej i shtrirë në tokë në një rrugë në Reus dhe në trup kishte plagë me armë zjarri.

Ndonëse ambulanca shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, shqiptari kishte vdekur.

Sipas mediave spanjolle, viktima u qëllua nga një makinë me xhama të errët, e cila më pas u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Shtetasi Fatmir.A, ishte dënuar më herët për vrasjen e një 26-vjeçari shqiptar në një karburant në Cambrils në vitin 2008. Shqiptari, në vitin 2008, e ka vrarë 26-vjeçarin për prishje të pazareve të drogës dhe prostitucionit.

Shqiptari doli në gjyq në Gjykatën e Tarragonës në vitin 2011 ku është dënuar me 6 vite burg, me rrethana lehtësuese, ku vrasja është cilësuar si vetëmbrojtje.

Fatmir.A, kishte hyrë në burg, dhe kishte dalë kohët e fundit dhe jetonte në Reus. Dyshohet se vrasja në lagjen në Tarragona mëngjesin e sotëm ka ardhur si pasojë e hakmarrjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë