Lajme

Ekzekutimi i Santiago Malkos, shpallen në kërkim 4 persona

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim katër persona të dyshuar si ekzekutorë, ose persona në dijeni të ekzekutimit mafioz të Santiago Malkos në ngjarjen e rëndë të ndodhur më 27 gusht në Tiranë.

Uniformat blu janë vënë në kërkim të shtetasve me incialet E.D., I.S., E.G., dhe O.L., emrat e të cilëve kanë dalë pas dëshmisë së shtetasit Blendi Teta. Ky i fundit u mor në pyetje pasi ishte filmuar nga kamerat në rrugën Xhanfize Keko, aty ku u ezkekutua Santiago Malko. Por, në dëshminë e parë ai tha se nuk kishte kaluar në atë rrugë atë mbrëmje.

Kjo shtoi dyshimet e prokurorisë dhe grupit hetimor të policisë që më vonë arritën të zbardhin edhe darkën në të cilën Teta ka qenë i shoqëruar me personat në fjalë në një lokal në zonën e Freskut.

Gjithashtu, si të përfshirë në këtë ngjarje policia dyshon se janë edhe dy persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk i bën publik, për shkak të hetimeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë