Bota

Ekuador, vritet prokurori që po hetonte sulmin e bandave në studion televizive

Gazeta Si - Në Ekuador, prokurori publik i ngarkuar për hetimin e sulmit dramatik të armatosur të transmetuar drejtpërdrejt në një stacion televiziv javën e kaluar, u qëllua për vdekje nga një grup vrasësish.

Prokurori Cesar Suarez u vra në qytetin port të Guajakilit, qendra nervore e luftës së Ekuadorit kundër bandave të trafikut të drogës.

Magjistrati, raporton gazeta "Expreso", ishte viktimë e një prite teksa po ngiste makinën e tij në zonën veriore të qytetit në rrugën e tij për në gjykatë.

Sipas asaj që shihet nga fotot e para të marra në vendin e sulmit, vrasësit i janë afruar makinës së magjistratit dhe qëlluan dhjetëra plumba në lartësinë e xhamit të shoferit.

Ky është një prokuror i njohur për kryerjen e disa hetimeve ndaj grupeve kryesore kriminale që veprojnë në qytet, i cili vitet e fundit është kthyer në qendrën kryesore të trafikut të kokainës drejt Europës.

Suarez, i cili ishte gjithashtu i ngarkuar me hetimin për sulmin në kanalin televiziv TC javën e kaluar, kishte marrë tashmë disa kërcënime, por ende nuk i ishte caktuar një shoqërim.

Në një intervistë një ditë para vdekjes së tij, Suarez tregoi nuk i ishte dhënë mbrojtje policore pavarësisht se kishte marrë në pyetje 13 personat e arrestuar pas sulmit.

Vrasja e tij është e fundit në një mori incidentesh të dhunshme në të gjithë Ekuadorin, pas arratisjes se dy liderëve të bandës nga burgu, qindra rojeve të burgut të marrë peng dhe shpërthime në disa qytete.

Në përgjigje, Presidenti Daniel Noboa shpalli një gjendje të jashtëzakonshme 60-ditore dhe urdhëroi ushtrinë të neutralizonte 22 grupe të armatosura, të cilat ai i ripërcaktoi si organizata terroriste.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë