Ekstradohet drejt Italisë, Bujar Sejdinaj, i njohur ndryshe si “xhaxhai” i Ndraghetas.
Sejdinaj u ekstradua dje drejt Italisë. Bujar Sejdinaj nga Dibra u arrestua më 24 korrik në Tiranë.
Ai u prangos në kuadër të operacionit “Magma 2020”, një operacioni të zhvilluar në Shqipëri, Itali, Argjentinë e Costa Rica.
Bujar Sejdinaj njihet si përfaqësuesi i “Ndrangheta” në Shqipëri. Ai është përfaqësuesi i familjes mafioze ‘Bellocchio’.
Gjykata në Shqipëri ka vendosur më datë 8 tetor të këtij viti të lejohet ekstradimi në Itali i Bujar Sejdinajt.
Kërkesa për ekstradim nga Italia të Bujar Sejdinaj ka arritur më 23 gusht në Ministrinë e Drejtësisë, e cila ia ka përcjellë Prokurorisë së Përgjithshme.
Vetë Bujar Sejdinaj ka dëshmuar se nuk ka lidhje me Ndrangheta-n, pasi është marangoz dhe vetëm një herë ka shkuar në Itali.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.