Treg

Eksportet, performancë negative gjatë 2019-ës

INSTAT ka raportuar të dhënat për tregtinë e jashtme në 2019-ën si një nga zërat më të rëndësishëm në ekonomi.

Të dhënat tregojnë se eksportet kanë performuar negativisht gjatë vitit që lamë pas duke arritur vlerën 299 mld lekë, duke u ulur me 3,8 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 649 mld lekë duke u rritur me 1,2 %, krahasuar me një vit më parë.

Deficiti tregtar arriti vlerën 350 mld lekë duke u rritur me 5,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018.

Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve janë: “Materiale ndërtimi dhe metale”, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, “Tekstile dhe këpucë”. Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Ushqim, pije, duhan”, “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi”, “Produkte kimike dhe plastike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë