Keshilla

Eksperti i etikës mbretërore britanike: Ja si të silleni si një princeshë!

Bashkëshortet e trashëgimtarëve të fronit britanik, Catherine dhe Meghan, magjepsin botën me elegancën dhe sjelljen e tyre në publik. Për këtë të fundit nuk është për t'u habitur pasi ka kaq shumë kurse për rregullat e mirësjelljes në familjen mbretërore, që iu mësojnë anëtarëve e familjes veçanërisht nuset e familjes mbretërore, si të ulen, si të qëndrojnë përpara publikut, si të sillen me njerëzit. Myka Meier, një këshillues i sjelljeve, i cili ka punuar me anëtarët e familjes mbretërore në Britani, shpjegon se cilat rregulla duhet të ndiqen për t'u dukur si një zonjë e vërtetë.

Më poshtë keni disa këshilla nga Myka.

Të ulesh saktë është një art

Si një princeshë e vërtetë ashtu edhe një dukeshë mund të dallohen nga mënyra sesi ulen. Është e ndaluar që gratë e familjes mbretërorë të ulen këmbë përmbi këmbë. Sidoqoftë, kjo paraqitje ndonjëherë përdoret në ngjarjet jozyrtare dhe kur mungon mbretëresha Elizabeta II.

Myka Meier është e bindur se nuk janë vetëm dukeshat dhe princeshat që duhet të mësojnë të ulen mirë, por çdo grua duhet të dijë të sillet mirë para njerëzve.

Është e domosdoshme të uleni drejt dhe jo të mbaheni në pjesën e pasme të karriges, mjekra duhet të jetë paralele me dyshemenë, këmbët duhet të jenë të përkulura në njërën anë; poashtu gjunjët dhe këmbët të mbahen së bashku. Në mënyrë që të uleni në pozitën e "Kryqit të Kembrixhit", është e nevojshme që të kaloni këmbët duke vendosur një këmbë prapa tjetrës dhe pak të përkulur në gjunjë.

Çanta e duhet mbajtur me dy duar

Dukeshat mbajnë çantat e tyre me të dy duart në ngjarje zyrtare. Nëse është e nevojshme të lirohet një dorë për një shtrëngim duarsh, ato do ta mbajnë çantën me një dorë. Nëse një dukeshë ka nevojë të ulet, ajo nuk do ta vendosë atë në tryezë ose në tokë, por do ta vendosë në mes shpinës dhe karriges. Në raste të rralla ajo mund ta vendosë sipër gjunjëve kur është e ulur. Gjithashtu, anëtarët e familjes mbretërore kurrë nuk vendosin çantat nën sqetullën e tyre.

Caktoni në cilën kohë duhet të përfundojë të festa juaj 

Nëse doni të organizoni një party si një dukeshë, është e domosdoshme të dërgoni ftesa paraprakisht. Mund të bëhet edhe përmes e-mailit. Myka Meier thotë se Kate Middleton përdor një faqe interneti ku i dërgon ftesat e saj miqësore në internet. Një tjetër detaj i rëndësishëm është se ftesat e saj gjithmonë tregojnë kohën kur ngjarja do të përfundojë. Kjo bëhet për të informuar vizitorët se sa do të qëndrojnë në mbrëmje dhe kur mbaron kjo festë.

https://www.instagram.com/p/BopFCU6ANni/?utm_source=ig_embed

Përshëndetni mysafirët tuaj me një puthje ose një shtrëngim duarsh

Anëtarët e familjes mbretërore përshëndesin miqtë dhe të njohurit e tyre me një puthje në faqe duke prekur së pari dorën e duhur. Në ngjarjet zyrtare dhe me njerëz që nuk i njohin, dukeshat thjeshtë shtrëngojnë duart. Kur vizitojnë vende të tjera, dukeshat ndjekin traditat lokale.

Bëni hyrje në mes të mysafirëve sa më shpejt që të jetë e mundur

Detyra juaj si një mikpritës është që të bisedoni me secilin nga mysafirët tuaj dhe të siguroheni që ata të ndihen rehat. Ndihmojini miqtë tuaj të gjejnë interesa të përbashkëta. Të gjitha hyrjet duhet të bëhen para se të filloni darkën.

Hani 3 kafshata dhe ndaloni

Dukeshat gjithmonë duhet të pushojnë së ngrëni pasi të kenë marrë tre ose katër kafshata në një pjatë. Gjithashtu, të gjithë anëtarët e familjes mbretërore janë të ndaluar të fillojnë të hanë para Mbretëreshës. Për më tepër, është e nevojshme të shikoni ritmin me të cilin Mbretëresha po ha, sepse sapo mbaron së ngrëni, të gjithë të tjerët në tavolinë duhet të ndalojnë së ngrëni. Ky rregull funksionon si në banketin shtetëror, ashtu edhe gjatë ceremonive private të çajit.

Mbajini gota me çaj dhe kafe në mënyrë korrekte.

Rregullat e mirësjelljes thonë se gota me çaj dhe kafe duhet të mbahen ndryshe. Një filxhan me çaj duhet të mbahet me dy gishta, ndërsa gishti i mesëm duhet të vendoset nën mbajtësin që mbështet kupën (si në foto). Nëse mbani një filxhan kafeje, atëherë gishti tregues mund të jetë i rrethuar përmes dorezës së filxhanit.

https://www.instagram.com/p/BBFS3a5zCka/?utm_source=ig_embed

Jini të sjellshëm me mjedisin tuaj

“Etika e një dukeshë nënkupton: sjelljen, kujdesin, respektin ndaj të tjerëve dhe të jetë e këndshme në një mjedis të caktuar”, thotë Myka Meier.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë