Njerez

Ekspertët: Seksi me fëmijë mbi 14 vjeç duhet të kufizohet me diferencën në moshë

Nga Gazeta Si - Ndryshe nga shumë shtete të tjera, Shqipëria nuk ‘njeh kufij’ në përcaktimin e diferencës së moshës që duhet të ketë një adult për të kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare.

Thënë kjo, një person mbi 19 vjeç (që mund të jetë edhe 50 vjeç apo më shumë) mund të kryejë marrëdhënie me një 14-vjeçare dhe nuk quhet pedofil sipas ligjit shqiptarë, thonë jo pa shqetësim ekspertët.

Ndërsa organizatat për mbrojtjen e fëmijëve të cilat e kanë parë të pamundur që të mbrojnë fëmijët duke rritur moshën kufi nga 14 vjeç që 16 vjeç, ato kërkojnë së paku që të vendoset një diferencë moshe midis adoleshentes dhe personit që kryen marrëdhënie.

Altin Hazizaj, drejtor i Organizatës për Mbrojtjen e Fëmijëve. Gazeta Si, janar 2024.

“Ne mendojmë që Shqipëria duhet të bëjë një hap për t’i mbrojtur fëmijët nga dhuna dhe shfrytëzimi seksual. Nëse iu referohemi Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kanë shumë përvojë në mbrojtjen e fëmijëve, ku atje, përveç faktin që është mosha 16 kur nisin marrëdhëniet seksuale, personi me të cilin adoleshenti kryen marrëdhënie seksuale duhet të jetë më pak sesa 5 vjet diferencë. Nëse është më shumë se 5 vjet atëherë konsiderohen si marrëdhënie pedofilie”, thotë Altin Hazizaj nga CRCA, duke shtuar se edhe vende të tjera e kanë diferencën e moshës 2 ose 5 vite.

Edhe psikologe Denada Toçe thotë për Gazetasi.al se si fillim, “duhet të përcaktohet qartë mosha mes atyre që konsiderohen bashkëmoshatarë dhe atyre që konsiderohen jashtë spektrit të bashkëmoshatarëve”.

Ajo tregon për Gazetasi.al se marrëdhëniet me bashkëmoshatarët kanë një interpretim tjetër dhe një qasje më të sigurt lidhur me mirëqenien e fëmijëve mes tyre, ndryshe nga marrëdhëniet midis një adoleshenteje 14 vjeç dhe një të rrituri që mund të jetë i çdo moshe.

Kjo sepse moshatarët kanë informacione të njëjta në lidhje me seksin dhe shumë rrallë ndodh që të jetë një marrëdhënie e dhunshme.

Gjithashtu, adoleshentët krijojnë një marrëdhënie më shumë romantike sesa seksuale pasi janë në fazën që po ‘njihen’ me një marrëdhënie që shkon përtej asaj shoqërore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë