Politike

Ekspertët kërkojnë kohë, ngec komisioni hetimor për TIMS

Komisioni Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS ka ngecur. Nënkryetari i komisionit Toni Gogu tha se në mbledhjen e të mërkurës duhen lejuar ekspertët që të flasin.

"Këtë moment të përgatitjes së draftit e drejtojnë ekspertët. Propozoj të dëgjohen ekspertët deri në fund dhe pasi ata s'kanë gjë për të thënë të hapet një seancë pyetjesh. Kjo është dita e ekspertëve, jo e jona që të vazhdojmë me gjyqin e radhës. Menjëherë t'i kthehemi normalitetit dhe t'i shmangim komentet pezhorative të tipit që "sot nuk është dita e teorisë", tha Gogu. Por ekspertët nga ana e tyre kërkuan kohë për të dalë me një plan të unifikuar hetimi. Kjo ka sjellë kundërshti nga kryetari i komisionit Ervin Salianji i cili tha se ekspertët kanë pasur një javë kohë për planin.

“Nuk jemi këtu për t’u tallur as për të bërë sikur. Ta shtyjmë siç e kanë shtyrë këta? E patë shkresat e policisë që e shtynë 1 vit. Këtu jemi para një supozimi se ka ndërhyrje në të dhëna sensitive. Vijmë këtu çdo herë me kërkesë për shtyrje. S’ka sens fare kjo gjë! Do të thirren dëshmitarë të gjithë personat e përfshirë”, tha Salianji


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë