Entuziastët e udhëtimit zakonisht duan të vizitojnë sa më shumë pjesë të botës. Megjithatë, disa destinacione janë aq të veçanta sa edhe udhëtarët më aventurierë duan të kthehen sërish në të njëjtin vend që ata kanë qenë edhe më parë.
Por pse ndodh kjo? Ekspertët e udhëtimeve kanë listuar disa nga arsyet.
Kur një vend të ngjall një emocion të veçantë
“Mendoj se shumë destinacione rivizitohen për shkak se udhëtaret krijojnë një lidhje emocionale me këto pika përmes përvojave të mrekullueshme që kanë pasur në vendin që kanë vizituar, shpesh me familjen dhe me miqtë”, tha për HuffPost, një redaktor menaxhues i Rrjetit të Udhëtimit Familjar. “Kur një vend ju lë mbresa të veçanta pushuesve, bën që ata ta zgjedhin sërish për ta rivizituar.” thotë për HuffPost konsulentja e udhëtimit dhe shkrimtarja Lisa Vogele.
"Një kliente e imja udhëtoi në Irlandë për të vizituar fermën e të parëve të saj. Ajo u takua me banorët lokalë qe i folen per pronarët e mëparshëm të fermës; diçka që ajo e shijoi aq shumë saqë vendosi ta riviztojë sërish këtë vend”, tha shkrimtarja
Lidhja me kulturën dhe komunitetin lokal
"Për mua, destinacionet që më tërheqin janë ato ku ndjej një lidhje me vendin ose kulturën, një shton dëshirën për të eksploruar më shumë ", thotë Alex Reynolds, bloger i udhëtimit në Lost With Purpose. "Pamjet e bukura turistike janë të mira, por mikpritja e njerëzve lokal , lë përshtypjen më të veçantë tek turistët” shtoi më tej ai.
Krijimi i marrëdhënieve personale mund të jetë jashtëzakonisht i fuqishëm. "Unë kam udhëtuar personalisht në Itali 10 herë," tha Vogele. " 10 herë kam bërë të paktën një ndalesë në Bologna, sepse një banore aty, mosha e nënës time, filloi të më tregonte shumë histori nga e kaluara, kjo me bëri që të lidhesha miqësisht me të moshuar, kjo është edhe arsyeja pse unë ndaloj në këtë vend sa herë shkoj në Itali.
"Njerëzit do të kthehen në të njëjtin vend për të parë miqtë që kanë njohur në vendet që kanë vizituar”tha për HuffPost Molly McCorkle, redaktore e AHotelLife.com.
Historia
“Historia e një vendi mund të jetë një tërheqje e madhe për vizitorët, vendet historike apo pallatet mbretërore” thotë Vogele. Njerëzit shpesh eksplorojnë në vendet historike.” Një vend si Italia, është thjeshtë mahnitës për këtë pjesë,” thotë për HuffPost fotografi i njohur Michael Luongo.
“Italia ka numrin më të madh të vendeve me trashëgimi botërore në UNESCO-s, kështu që vizitorët tërhiqen nga vendet me trashëgimi kulturore, trashëgimi arkeologjike etj” thotë më tej ai.
Bukuria Unike
Nga Mali Etna tek Kulla Eifel, brigjet e Portugalisë , ecja në rrugët e Camino de Santiago, janë disa vende të cilat mahnisin vizitorët. “Natyra është një element që mund të jetë i rëndësishëm për shumë njerëz", tha Alice Boyes, një ish-psikologe klinike dhe shkrimtare. "Bashkëshortit tim i pëlqen të rivizitojë vendet me që kanë pamje të veçantë.”
“Në Zelandën e Re, kam qenë katër herë dhe do të shkoja sërish atje ", thotë Max Hartshorne, redaktor i faqes së internetit të udhëtimit GoNOMAD.com. "Është kaq e veçantë dhe ka kaq vende të bukura, madje edhe kafshët dhe fauna janë unike".
Ushqimi
“Ne kemi shumë klientë që zgjedhin të njëjtat vende që kanë vizituarmë parë, siç janë Italia , Franca dhe Spanja,” tha HuffPost, Prill Merenda, bashkë-themelues i Gutsy women Travel. "Unë besoj se kultura e një vendi i tërheq turistët. Por mos të harrojmë që edhe ushqimi , gatimet tradicionale të një vendi janë tërheqje për vizitorët “. Kam pasur disa klient që më kanë treguar se po zgjedhin sërish të njëjtin vend për të vizituar për shkak të gatimeve.”shtoi më tej ai.
Eksplorimi i së panjohurës,
“Një ndër arsyet që një vizitor rikthehet sërish në të njëjtin vend, është se në vizitën e parë që ka bërë nuk ka pasur kohën e mjaftueshme për të vizituar të gjitha pikat e veçanta të këtij vendi. Për këtë arsye një turist rikthehet për sërish për të shijuar të gjitha pikat e veçanta turistike të një vendi.” tha për HuffPost eksperti i udhëtimeve David Else. “Për të gjithë udhëtarët, unë do të rekomandoj kthimin në destinacione që kanë qenë më parë, sepse është një mundësi e mirë që të shohin pjesët e qytetit ose pjesët e një vendi që keni humbur herën e parë”, shtoi më tej ai.
Tradita familjare
"Disa destinacione udhëtimi bëhen traditë familjare. Prindërit i çojnë fëmijët e tyre në një plazh të veçantë, fermë apo destinacion për pushimet verore dhe vendi që ata vizitojnë ju lë mbresë të veçantë si familje", thotë Else.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.