Shendet

Ekspertët britanikë: Izolimi për Covid-19 duhet të shkurtohet në pesë ditë

Sekretari i shëndetësisë, Sajid Javid në Britani ka konfirmuar se koha minimale që njerëzit me Covid duhet të kalojnë në izolim është të shkurtohet në pesë ditë të plota. Nga e hëna në Britani do të aplikohet ky rregull i ri dhe njerëzit mund të dalin nga izolimi nëse ditën e pestë ose të gjashtë do të rezultojnë negativ.
Udhëzimi aktual i Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) vlen edhe me rezultatet e testit të shpejtë.


"Ne duam të përdorim kapacitetin e testimit që kemi krijuar për t'i ndihmuar këta njerëz të dalin nga izolimi por që të jenë edhe të sigurt," tha ai.
Sipas UKHSA 31% e njerëzve mbeten infektivë pesë ditë pas fillimit të simptomave të Covid-19 edhe gjatë periudhës kur varianti Omicron është dominant.


"Ne vlerësojmë se mundësia që të jeni akoma infektues pas dy testeve negative është e vogël në pesë ditë," tha Billy Quilty, një studiues në epidemiologjinë e sëmundjeve infektive.
Sipas mjekut bazuar në atë që dimë para Omicron, do të duhen edhe disa ditë që shumë individë të prodhojnë vargun e tyre të personave të imunizuar.
Burimi:The Guardian/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë