Njerez

Eksodi i madh i mjekëve/ Në Itali do largohen gati 40 mijë bluza të bardha për 2 vjet

Situata në sistemin shëndetësor në Itali është kritike. Vlerësohet se deri në vitin 2025, do ketë një mungesë prej 40 mijë mjekësh.

Situata më kritike është ajo e mjekëve të familjes ku sot pothuajse gjysma e mjekëve në shërbim janë mbi 60 vjeç.

Eksodi, i cilësuar si biblik, rrezikon të gjunjëzojë përfundimisht shëndetin publik, tashmë të goditur pas pandemisë.

Kjo është ajo që pret Shërbimi Shëndetësor Kombëtar, që thotë se kjo ndikohet edhe nga fakti se mosha mesatare e mjekëve është rritur dhe është një nga kategoritë më të “vjetra” në administratën publike duke qenë se pothuajse gjysma e mjekëve është tashmë mbi 60 vjeç.

Në veçanti, 45% e punonjësve të spitalit dhe 52% e pediatërve dhe mjekëve të familjes janë mbi 60 vjeç. Dhe pikërisht tek mjekët e familjes është situata më kritike pasi numri është ulur në 39.270 nga 42.428 në 2019 dhe tani për këtë kategori (përfshi mjekët pediatër) priten 4747 mjekë që të dalin në pension në vitin 2023 me kulmi i në vitin 2024 me 4924 pensionistë dhe më pas rënie në 4822 në vitin 2025.

Thënë kjo, çdo vit dalin në pension më shumë se 10% e mjekëve të familjes.

Për specialistin ambulator, gjërat nuk janë shumë më të mira duke qenë se do të ketë 1116 pensione në 2023 që do të rriten në 1224 në 2024, por me kulmin në 2025 me 1334 mjekë ambulator që dalin në pension.

Deri në vitin 2025, duke marrë shumën e përgjithshme, Italia do të humbasë gjithsej 14,493 mjekë të përgjithshëm dhe pediatër, 3,674 specialistë ambulatorë dhe 20,500 infermierë për një total prej 38,667 punonjës të sistemit shëndetësor.

Problem mbetet edhe largimi në vende të tjera ku kërkohen mjek, si në vendet arabe ku mjekët paguhen me ar.

Sekretari i sindikatës së mjekëve specialistë Antonio Magi thotë se “nëse nuk ka investime të menjëhershme serioze dhe vendimtare në personelin shëndetësor, sistemi shëndetësor publik italian që ne njohim sot, edhe nëse është në krizë për momentin, rrezikon të shembet realisht nga viti 2025”.

Një rrezik konkret edhe për shkak se rritja e të sapodiplomuarve në Mjekësi dhe veçanërisht në specialistë do të shihet nga viti 2026 e në vazhdim.

Për Magi, problemi numër një është "bindja e mjekëve të rinj dhe atyre që diplomohen në mjekësi, të qëndrojnë dhe të punojnë në Itali.

Burimi: Il Sole24ore. Përshtati: Gazeta Si.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë