Rend dhe Ligj

Përgjimet: Si Keli orientonte skafistin në greqisht dhe shqip

Për të vërtetuar se Klement Balili kishte komunikime në telefon dhe orientonte skafistin Petro Dalanaj, prokuroria sjell në vëmendje edhe biseda të tjera mes personit të quajtur Keli dhe skafistit. Gazeta Si sjell ekskluzivisht bisedën mes të dy burrave që zhvillohet në greqisht.
Keli: Hajde vëlla.
Dalanaj: Çfarë ore të vij unë atje?
Keli: Sa është ora?
Dalanaj: ëëëë…
Keli: Sa është ora tani?
Dalanaj: Tani është ora tetë.
Keli: Në orën 10… 09.30-10.00.
Dalanaj: Në dhjetë?
Keli: 09.30-10.00.
Dalanaj: Më dëgjon…? Do parkoj në një vend unë dhe rreth orës 10.30-1.00 do vij aty.
Keli: Hajde, mirë .
Të dy burrat flasin sërish 20 minuta më pas dhe kësaj radhe në shqip.
Dalanaj: Hajde vëlla.
Keli: Ku je tani ekzaktësisht… ku je?
Dalanaj: Do parkoj tani diku dhe do pres që ti të më bësh zile.
Keli: Afër kasolles, afër kasolles je?
Dalanaj: Ee jam afër kasolles në një gji të vogël. Më dëgjo. Që nga momenti që të më bësh zile, për gjysmë ore do jem aty.
Keli: Mirë, nëse shikon se vete shumë…
Dalanaj: Mirë .
Pas një pauze prej 20 minutash skafisti e telefonon Kelin.

Dalanaj: Hë re vëlla.
Keli: Hajde avash avash… futu avash avash… ec.
Dalanaj: Po vij…
Keli: Do dalësh nga maja, do futesh në gjirin e madh.
Dalanaj: E di, ore e di.. atje në atë anë ku zbresin makinat.
Keli: Eee siç futesh në plazh.
Dalanaj: Siç është rruga..
Keli: Eee nga ana e brendshme që është, jo nga ana tjetër.
Dalanaj: Ku është rruga… hajde.
Keli: Eee nga ana e brendshme, jo nga ana tjetër.
Dalanaj: Jo atje, nga ana e brendshme.
Keli: Nga brenda.
Dalanaj: Erdha, erdha, erdha.
Keli: Hajdee.
Dalanaj: Tani jam në mesin e gjirit.
Keli: Te ky gjiri im.
Dalanaj: Në gjirin e Sarandës.
Keli: Hec avash, avash.
Dalanaj: Hajde vëlla.
Keli: Ku je?


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë