Treg

Ekonomia mbahet nga ndërmarrjet e vogla, peshën e eksporteve e kanë të mëdhatë

Tregtia e jashtme e mallrave në katër vitet e fundit ka njohur rritje. Po ashtu edhe gjatë 2018-ës; eksportet e mallrave janë 310 miliard lekë, duke u rritur 13,7 % krahasuar me vitin 2017. Ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 641 miliard lekë, duke u rritur 2,4 %, krahasuar me vitin 2017.

Teksa peshën e ekonomisë në vend e mbajnë ndërmarrjet mikro dhe të vogla, të cilat edhe importojnë më shumë, nuk është e njëjta tablo kur flitet për eksportet.
Peshën e eksporteve e mban pakica e ndërmarrjeve, që janë ato të mëdhatë duke e përqëndruar tregtinë.

Të dhënat e INSTAT tergojnë se në vitin 2018, pesha e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, është 96 %, përkastësisht mikro (43 %), të vogla (36 %), ndërmarrjet e mesme (17 %) dhe të mëdhatë ( 4 %).
Gjatë 2018, ndërmrrjet importuese janë rritur me 5,6 %, krahasuar me vitin 2017.
Pesha e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme është 98 % e ndërmarrjeve importuese gjithsej. Pesha për ndërmarrjet mikro (1-9 të punësuar) është 65 %, ndërmarrjet e vogla është 25 % të ndërmarrjeve importuese gjithsej, ndërmarrjet e mesme është 8 % dhe ndërmarrjet e mëdha është 2 % .
Numri i ndërmarrjeve eksportuese në vitin 2018 është rritur me 2,6 %, krahasuar me vitin 2017.

Për periudhën katëvjeçare 2014-2018, në ndërmarrjet eksportuese mbizotërojnë, ndërmarrjet që operojnë në sektorin e industrisë.

Në periudhën 2014-2017, më shumë se gjysma e eksporteve ishte e përqëndruar në 50 ndërmarrjet më të mëdha. Edhe për vitin 2018, më shumë se gjysmën e eksporteve e kryejnë 50 ndërmarrjet më të mëdha (58 %). Pesha e këtyre ndërmarrjeve që operojnë në industri është 56 %, ndërsa pesha e ndërmarrjeve që operojnë në tregti është 65 %.

Në periudhën 2014-2018, pjesën më të madhe të eksporteve, ndërmarrjet e kryejnë vetëm me 1 vend partner. Në vitin 2018, pesha e eksporteve të këtyre ndëmarrjeve është 33 %, ndjekur nga ndërmarrjet që eksportojnë drejt 3-5 vendeve partnere (23 %). Ndërsa pjesën më të madhe të importeve, në periudhën 2014-2018, ndëmarrjet e kryejnë me më shumë se 10 vende partnere. Në vitin 2018, pesha e importeve të këtyre ndëmarrjeve është 54 %, ndjekur nga ndërmarrjet që importojnë nga 3-5 vende partnere (15 % ).

Në vitin 2018, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme zënë 91 % të vlerës së importeve të ndërmarrjeve që operojnë në sektorin e tregtisë, duke u rritur me 1,7 %, krahasuar me vitin 2017.

“Produktet nga përpunimi”, në periudhën 2014-2018 zënë pjesën më të madhe të produkteve të eksportuara dhe të importuara.

Produktet me peshën kryesore në “Produktet nga përpunimi” janë: “Produktet e përpunimit të lëkurës” dhe “Produktet e veshjeve”, si edhe “Produktet e metaleve bazë”.

Ndërsa pesha e importeve të produkteve nga përpunimi është 90 %, duke u rritur me 3,4 %, krahasuar me vitin 2017. Produktet me peshën kryesore në “Produktet nga përpunimi” janë: “Produktet ushqimore” dhe “Koks dhe nënprodukte të naftës të rafinuara”.

Në periudhën 2014-2017, më shumë se gjysma e importeve ishte e përqëndruara në 100 ndërmarrjet më të mëdha. Edhe për vitin 2018, më shumë se gjysmën e importeve e kryejnë 100 ndërmarrjet më të mëdha (56 %). Pesha e këtyre ndërmarrjeve që operojnë në industri është 62 %, ndërsa pesha e ndërmarrjeve që operojnë në tregti është 51 %.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë