Politike

Ekonomia miraton në parim pr.buxhetin 2024 dhe Paketën Fiskale. Online vetëm Edmond Spaho nga opozita

Nga Gazeta ‘SI’- Komisioni i Ekonomisë dhe Financave, miratoi në parim projektbuxhetin e 2024-s duke i hapur rrugën përfundimtare për në Parlament. Në seancën online këtë herë ishte i pranishëm edhe deputeti demokrat Edmond Spaho, pas një qëndresë 2 javore, ku deputetët e opozitës bojkotuan komisionet parlamentare.

Komisioni, ku merrte pjesë edhe ministri i Financave Ervin Mete, miratoi edhe projektligjet e Paketës Fiskale. Të dyja draftet do të kalojnë të hënën për votim në Parlament.

Buxheti i vitit 2024 parashikon një rritje të ardhurash me 20 mld lekë dhe shpenzimet me 30 mld lekë. Shëndetësia dhe Ekonomia, janë ministritë që do të përfitojnë më shumë fonde për vitin e ardhshëm, lidhur kjo me financimet e projekteve madhore. Qeveria është fokusuar tek Reforma e pagave dhe 11 mld lekë do t’i vihen në dispozicion kësaj iniciative. Kjo pritet të jetë një “karma” e mirë për qeverinë pasi pagat parashikohen të jenë edhe burimi më i madh i parave në arkën e shtetit.

Buxheti është kritikuar fort nga ekspertë të fushës të cilët kanë argumentuar se një rritje e tillë e të ardhurave nuk përkthehet në rritje të produktivitetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë