Ekonomi

Ekonomia botërore përballë normave të larta të interesit

Tregjet financiare të botës po përjetojnë rregullimet më të dhimbshme që nga kriza e fundit. Duke u përshtatur me rritjen e normës së interesit, normat e titujve qeveritarë kanë arritur nivelet më të larta në një dekadë. Aksionet globale janë shitur dhe portofolet e obligacioneve kanë rënë me 21%.

Dollari po i shtyp të gjithë. Monedha e gjelbër është rritur me 5.5% që nga mesi i gushtit, për shkak se Banka Federale po rrit normat, por edhe sepse investitorët po tërhiqen nga rreziku. Në të gjithë Azinë, qeveritë po ndërhyjnë për t'i rezistuar zhvlerësimit të monedhave të tyre. Në Europë, Britania ka hedhur karburantin e politikës fiskale të pamatur mbi zjarrin, duke bërë që ajo të humbasë besimin e investitorëve. Dhe ndërsa yield-et e obligacioneve rriten, ekonomitë me borxhe të eurozonës po bëhen më të brishta që nga kriza e borxhit sovran një dekadë më parë.

Shkaku kryesor i kaosit në treg është lufta e Bankës së Amerikës me inflacionin. Ajo ka humbur në tre raundet e para dhe tani po luhatet akoma më fort.

Banka qendrore pret të rrisë normën në afro 4.5% deri në fund të vitit dhe më lartë akoma në vitin 2023. Perspektiva për normat po lulëzon në sistemin financiar të Amerikës. Kostoja e kredive hipotekore 30-vjeçare është gati 7%. Yield-et e bonove janë tashmë mbi 9%. Bankierët që nënshkruan blerjet me levë kur yield-et ishin më të ulëta, papritmas e gjejnë veten me qindra miliona dollarë në të kuqe. Fondet e pensioneve, të cilat u mbuluan nga asete “të errëta” në kërkim të fitimeve më të larta kur normat ishin më të ulëta, tani do të shtojnë humbjet e tyre pasi investimet e rrezikshme zhvlerësohen.

Por është jashtë Amerikës vendi ku efektet e bankës së saj kanë qenë më të rënda. Dollari i mbivlerësuar është e dhimbshme për importuesit e energjisë që po përballeshin më herët me kostot e larta.

Kina është përgjigjur duke e bërë më të vështirë shitjen e juanit, i cili në tregun në det të hapur arriti një rekord të ulët kundrejt monedhës së gjelbër më 28 shtator. India, Tajlanda dhe Singapori kanë ndërhyrë në tregjet financiare për të mbështetur monedhat e tyre. Duke përjashtuar Kinën, rezervat valutore të tregjeve në zhvillim kanë rënë me mbi 200 miliardë dollarë vitin e kaluar, sipas JPMorgan Chase, një bankë, rënia më e shpejtë në dy dekada.

Ekonomitë e zhvilluara bashkëjetojnë me një dollar të fortë, zakonisht. Tani ato nuk përmbahen më. Monedhat me performancën më të keqe janë ato të vendeve të pasura. Suedia ka rritur normat e interesit me 1% dhe përsëri e pa monedhën e saj të zhvlerësohej përballe dollarit. Në Britani, rritja e yield-eve të borxhit të qeverisë kanë dështuar të tërheqin kapitalin e huaj. Banka e Koresë po përdor monedhën e saj për transaksionet e pensioneve që më herët i bënte në dollarë. Në Japoni, qeveria ka ndërhyrë për të blerë jen për herë të parë në këtë shekull, pavarësisht nga vendosmëria në dukje e hekurt e bankës qendrore për të mbajtur normat e interesit të ulëta.

Një pjesë e shpjegimit lidhet me faktin se bankat e këtyre vendeve nuk janë sinkronizuar me vendimet e Bankës Federale, por për arsye pozitive, ekonomitë e tyre janë më të dobëta. Kriza e energjisë po e çon Europën në recesion.

Koreja e Jugut dhe Japonia po vuajnë efektet goditëse të një ngadalësimi ekonomik në Kinë, të shkaktuar nga kriza e saj e banesave dhe politika e zero-covid.

Një dollar i fortë, eksporton inflacionin amerikan në ekonomitë më të dobëta. Bankat mund të ndihmojnë monedhat e tyre duke ndjekur veprimet e Fed, por do t’u kushtojë rritjen ekonomike. Britania ka të këqijat e të dyja anëve. Tregjet presin rritje të normës, por paundi ka prekur dyshemetë. Nëse bankat rrisin normat, tregu i banesave mund të shembet.

Edhe ekonomia e SHBA-së, që ka qenë më elastike këtë vit, ka gjasa të mos përballojë një tjetër rritje interesash. Çmimet e banesave po bien bankat po shkurtojnë punonjësit dhe firmat gjigande kanë pasur probleme me fitimet. Është vetëm çështje kohe deri sa të rriten edhe normat e papunësisë. Një ekonomi e ngadaltë është e nevojshme për të stabilizuar çmimet. Normat më të larta do të dëmtojnë ekonominë e vërtete dhe të shkaktojnë vuajtje. Këtë po e kuptojnë edhe tregjet botërore financiare./The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë