Ka ndodhur

Ekezkutohet 66 vjeçari, u qëllua me armë me silenciator pranë piramidës

Një 66 vjeçar me origjinë nga Berati, por që jetonte në Kombinat, mbeti i vrarë pas një atentati mëngjesin e sotëm në Tiranë, pranë Piramidës. Behar Sofia, u plagos me dy plumba dhe u dërgua në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Sofia u ekzekutua me armë zjarri me silenciator. Ai ishte biznesmen, ndërsa rezulton që të jetë i dënuar jashtë vendit për trafikim të lëndëve narkotike.

Ndërkohë që kishte pasur disa biznese pranë stadiumit Dinamo, si bar/kafe dhe aktivitete të tjera, të cilave në disa raste u janë vendosur tritol.

Po ashtu mësohet se ai prej disa kohësh kishte jetuar në Turqi teksa aktualisht ishte duke u verifikuar për pastrim parash.

Ka dyshime se ai mund të jetë nxjerrë në pritë sot, pasi lëvizte në këmbë, në trotuarin në krah të lumit të Lanës, kur është qëlluar me dy plumba në trup, me një armë zjarri me sileniciator.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë