Futboll

Egnatia thellon diferencën në krye të Superiores, Dinamo City mbetet mjaft e brishtë

Gazeta Si – Egnatia mundi 3-0 Dinamo City-n në ndeshjen hapëse të javës së 8-të të Superiores dhe me këtë trepikësh thellon diferencën e pikëve me ndjekësit më të afërt në tabelë. Rrogozhinasit kanë shkuar tashmë në kuotën e 16 pikëve.

Paulauskas, Zejnullai dhe Ahmetaj shënuan golat e fitores për Egnatian në këtë ndeshje. I pari realizoi në pozicion diagonal, ndërsa i dyti me një goditje dënimi në pozicion ballor me portën. Ahmetaj pastaj vulosi rezultatin i në fund i ndihmuar edhe nga VAR-i.

Dinamo mbetet një skuadër shumë e brishtë në këtë sezon, ku në 8 javë ka pësuar plot 5 humbje dhe mund të thuhet tashmë se trajneri Luixhi Di Biaxho rrezikon vendin e punës.

Java e 8-të vazhdon të shtunën me ndeshjen më të rëndësishme, klasiken e Shqipërisë Vllaznia-Tirana, që këtë herë luhet në Kukës, pasi fusha e stadiumit ‘Loro Boriçi’ po rregullohet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë