Futboll

Egnatia fiton me lehtësi në Kukës, trajneri Nica bën 3 ndërrime që në pjesën e parë

Gazeta Si – Kryesuesit e Egnatias arritën sot një fitore shumë të lehtë në fushën e Kukësit, 1-4. Rezultati flet qartë ëpr dominimin e skuadrës së Edlir Tetovës. Në një terren të rënduar, rrogozhinasit morën 3 pikët me shumë lehtësi.

Egnatia shënoi 3 gola në pjesën e parë, fillimisht me mbrojtësin Malota, pastaj me brazilianin Fernando me penallti dhe me sulmuesin Gjata. Një situatë që e tronditi fort Kukësin, ndërsa trajneri Stavri Nica nuk priti pushimin, por bëri 3 ndërrime që në pjesën e parë, duke hequr nga fusha edhe portierin Tafas.

Në pjesën e dytë Egnatia administroi rezultatin me qetësi, pa shpenzuar shumë energji. Rashiti shkurtoi diferencën në 1-3 dhe në fund Montenegro, sulmuesi i ardhur në këtë merkato tek Egnatia, realizoi edhe golin e 4-t.

Rrogozhinasit shkëputen për momentin në 8 pikë nga Partizani, që luan të shtunën ndeshjen e radhës me Laçin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë