Lajme

Egjipti dhe Nigeria nuk ndalen në Kupën e Afrikës

Nigeria dhe Egjipti janë duke u konfirmuar dalëngadalë si dy ekipet pretendente për të fituar Kupën e Afrikës. Të dyja arritën të fitojnë edhe në ndeshjet e dyta të këtë kompeticion, duke shkuar në kuotën e 6 pikëve dhe tashmë e kanë të siguruar një hap më tej.

Egjipti i Muhamed Salah, si vend organizator përtej të gjitha skandaleve që kanë shpërthyer jashtë fushës së lojës, arriti të fitojë shumë lehtë me Kongon në shifrat 2-0. Elmohamady çeli siparin e golave në minutën e 23’, ndërsa “ylli” i Liverpulit, Muhamed Salah vulosi gjithçka në minutën e 43 me një gol në stilin e tij. Në pjesën e dytë vendasit ishin më të qetë dhe kontrolluan lojën përballë një Kongo që nuk e kishte forcën për të reaguar.

Edhe për Nigerinë kjo ndeshje e dytë në Kupën e Afrikës ishte një sprovë e thjeshtë. Ashtu si në ndeshjen e parë edhe mer Guinenë, nigerianët e Iuobi me shokë arritën të fitojnë thjeshtë me rezultatin 1-0. Me rivalët që kanë vetëm nga një pikë momentalisht, nigerianët tashmë mund të fillojnë të mendojnë për fazën me eliminim direkt. Iuobi dhe Musa nuk do të luajnë në ndeshjen e tretë me shumë siguri, duke dhënë shanse për më të rinjtë që të debutojnë në këtë kompeticion.

Në ndeshjet e tjera të Kupës së Afrikës, Kameruni fitoi me Guninë, ndërsa Uganda barazoi me Zimbabven.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë