Njerez

Efekti Taylor Swift, si një popstar po e ndryshon botën e futbollit amerikan!

Gazeta Si – E quajnë ‘the Taylor Swift effect” atë që në vetvete është mjaft auto-shpjegues. Këngëtarja më e famshme e planetit, një artiste me 1300 çmime (mes të cilëve 12 Grammys) të fituar kudo, më e dëgjuara për 2023-shin me më shumë se 26 miliardë pjesë të riprodhuara streaming në platformën Spotify, pas industrisë muzikore, po revolucionarizon edhe sportin amerikan.

Taylor Swift dhe Travis Kelce

Ajo ka tërhequr një valë të papritur popullariteti mbi disiplinën që më mirë se gjithçka tjetër mishëron shpirtin amerikan: NFL, ose futbollin amerikan. Nuk është se kishte shumë nevojë, për të qenë të sinqertë, duke ditur që në tokën e Super Bowl topi me formë ovale është një lloj besimi i dytë, një monopol vëmendjeje mediatike kombëtare, një hipnozë kolektive mes shtatorit dhe shkurtit.

Numrat e NFL janë, ose më mirë të themi do të ishin të jashtëzakonshëm kështu si janë, pa shtysën e një ikone globale si Taylor, afrimi i së cilës i ka ndryshuar kartat në tavolinë. Natyrisht, për mirë.

Në SHBA, në gati 60 vjet televizion, vetëm në uljen në hënë të Apollo 11 – më 20 koririk 1969 – u arrit të kalohet publiku i lidhur me aktin përmbyllës të sezonit të futbollit. Dhe janë 8 Super Bowl që futen në top 10, të gjithë nga 2011-a e më pas, me një mesatare 112 milionë spektatorë për edicion.

Ka edhe më shumë: nëse zgjerohet analiza e 30 programeve më të ndjekura në historinë e televizionit amerikan, Super Bowl janë 23, me 7 vende të zëna nga momente domethënëse të historisë së ‘900-ës, si fjalimi i dorëheqjes së presidentit Nixon, ndjekja e O.J. Simpson nga policia, apo episodi final i MASH, seria që ka kontribuuar ndjeshëm në globalizimin e veshjeve.

Piketa të kulturës amerikane dhe momente të paharrueshme nga prezenca e televizionit, që nga fillimi i viteve 2000 e më pas është përballur me shumëfishimin e burimeve, e gjeneruar nga hyrja e internetit. Mund të duket e çuditshme, por asnjë event nuk është në gjendje të hyjë në këtë top 30 special nga 1994-a, viti i kapjes së OJ, përveç futbollit, që çdo sezon duket se e arrin qëllimin për të rivendosur standarde të reja popullariteti.

Bëhet fjalë për një treg të konsoliduar, të realizuar në çdo shprehje të vogël të tij, tashmë të lançuar drejt pushtimit të kontinentit të vjetër, edhe sepse numri i spektatorëve “të brendshëm” dukej sikur e kishte arritur vendin e vet.

Duke e kufizuar kërkimin vetëm në 2023-shin, për shembull, 28 nga programet më të ndjekura të vitit kanë qenë ndeshje NFL. Përjashtim bëjnë nata e çmimeve Oscar dhe nisja e sezonit të dytë të Next Level Chef, programi kult i Gordon Ramsey. Ky është tipi i tregut, mbi të cilin pak në mënyrë të pavullnetshme dhe pak jo, ka shpërthyer uragani Swift.

331 milionë dhe ca ‘të vogla’, ku ‘të voglat’ janë edhe 500 mijë dollarë të tjera. Kjo është rritja e vlerës ekonomike në total e regjistruar nga Liga dhe nga Chiefs që kur Taylor Swift bëri publike lidhjen e saj me Travis Kelce, lojtarin e Kansas City, një nga më të mirët e të gjitha kohërave në rolin e tij.

Pa bërë asgjë përveç pjesëmarrjes në ndeshjet e të fejuarit të saj, në 12 nga 18 prej tyre, duke bërë tifon identike që do të bënte çdo vajzë për shokun e saj, e veshur me brandin Chiefs, Taylor Swift arriti të zhbllokojë një sesion të tërë merkatoje për NFL-në, duke çuar një pjesë të 280 milionë ndjekësve të saj në profilin Instagram të Ligës, aktualisht me ‘vetëm’ 29 milionë.

Një interes real, jo vetëm për like, që ka sjellë edhe një rritje të rëndësishme të spektatorëve televizivë, si dhe një rritje të lartë të merchandising, të përqendruar mbi të gjitha në vendin e Kelce. Në çdo ndeshje ka një kamer të dedikuar që ndjek Taylor në tribunë, në sky-box-in e saj, shpesh e shoqëruar nga femra të tjera: të fejuara, motra, apo nëna lojtarësh me qëllimin për të treguar lidhjen dhe tifon.

Prania e Swift është shndërruar një spektakël brenda spektaklit, që ka vlerësuar më shumë eksperiencën sportive të tifozëve të pastër dhe që ka afruar të tjerë të apasionuar dhe të apasionuara te NFL.

Është një stuhi perfekte që hap dyert për të tjera refleksione, mes të cilëve impakti ekonomik është më shumë një pasojë se lajmi në vetvete. Në më shumë se 100 vjet ndeshje dhe tituj gazetash, kampionësh të mëdhenj e historish, shumë personazhe të njohura kanë pasur lidhje dashurie me një lojtar të NFL-së. Shumë prej tyre janë shfaqur krenare për shfrytëzimin e popullaritetit të lojës në favorin e vet.

Kim Kardashian, Gisele Bundchen, Danica Patrick, Jessica Simpson, Carrie Underwood, Eva Longoria: lista është shumë e gjatë, por asnjëra prej tyre, në epoka të ndryshme dhe karriera të ndryshme, nuk ka pasur një impakt të krahasueshëm me atë të Taylor. Pse? Çfarë e bën vërtet unik këtë çift?

Nuk mund të ketë një përgjigje të vetme të saktë për një pyetje me vlerë 330 milionë dollarë, dinamikat e vëna në lëvizje nga kjo lidhje dhe nga mënyra, me të cilën protagonistët e drejtpërdrejtë e përjetojnë.

Sa për ta filluar, takimi i tyre është një takim i ‘peshave të rënda’, mes personaliteteve që do të thonë shumë në fushat respektive të përkatësisë, jo vetëm nga pikëpamja numerike. Taylor nuk është një popstar ‘i zakonshëm’, por është zëri dhe pena e një gjenerate, ekzaktësisht si Travis është simboli i një skuadre unike, një dinastie, që me gjeniun e tij taktik, me Andy Reid dhe Patrick Mahomes, ka të lidhur fatin e saj.

Asnjëri prej të dyve nuk ka nevojë mediatikisht për tjetrin. Të dy yjet shndrrisin brenda sektorit të tyre. Janë profile të besueshëm, autentikë, me një raport trasparent me fansat, që për Swift është e gjitha personale dhe dukshëm më e gjerë, kurse ajo e Kelce ‘jeton’ edhe nëpërmjet interlokutorëve të tjerë, si skuadra, apo NFL në vetvete.

Për më tepër, të dy janë "unapologetic" të vërtetë, të vendosur dhe të ekspozuar me krenari për atë që besojnë dhe të mësuar për t’u karikuar edhe nga mendimet e të tjerëve. Më e lehtë (dhe më e rrezikshme) për një yll popi, më e vështirë (por edhe më pak e rrezikshme) për një lojtar yll NFL-je.

Marrëdhënia e tyre, përveçse demonstron një nivel shumë të lartë angazhimi reciprok në të gjitha daljet publike, individuale apo jo, zhvlerëson sistemin antik të vlerave, që kërkon që çdo çift të jetë në një çekuilibër të thellë, që synon të shohë në çdo raport një raport pushteti.

Ka një pjesë të madhe të fansave të NFL-së, që ankohen hapur për vëmendjen që i kushtohet kësaj lidhjeje, sepse largon fokusin nga madhështia e vërtetë e Travis, ajo e fushës. Po ashtu, ka një pjesë publiku të Taylor, që vazhdon ta perceptojë NFL-në si një botë ende thellësisht ‘macho’, si të largët nga vlerat e saj.

Megjithatë, Kelce është dëgjuar duke i pëshpëritur ëmbëlsisht "të dua shumë" në vesh në mes të fushës, Swift ndërkohë është parë duke pirë birrë dhe duke brohoritur me të madhe për të, pa u kujdesur fare për kamerat. E gjitha kjo e zmadhuar nga momenti i famës planetare të përjetuar nga të dy individualisht dhe që ka të bëjë me talentin e tyre profesional.

Ja pse Swift ka pasur këtë impakte mbi Ligën, ja pse prania e saj e ka rritur ndjeshëm audiencën e NFL-së, duke i dhënë më shumë vlerë ekonomike një sporti dominues: sepse kjo dashuri duket vërtet që nuk do t’ia dijë për klishetë, për vendet e përbashkëta dhe dinamikat e pushtetit.

Sepse duke thyer barrierën e paragjykimeve është ende e mundur të gjesh të bukurën në cilësitë e të tjerëve. Artistike, sportive, apo të çdo natyre tjetër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë