Jete & Stil

Efektet që çamçakëzi mund të ketë në trupin tuaj

Gjatë historisë, njerëzit kanë përtypur gjithçka duke filluar nga rrëshira, dylli dhe Orbiti. Për shembull, 5 mijë vjet më parë njerëzit përtypnin copa katrani të lëvores së thuprës. Katrani ka veti antiseptike dhe efekte të tjera medicinale, njësoj si çamçakëzi modern.
Por sa ndikon çamçakëzi në trupin tonë?
Çamçakëzi ndikon në dhëmbët tuaj

Imazh ilustrues

Çamçakëzi mbron dhëmbët tuaj nga prishja duke shkaktuar pështymë shtesë që la acidet dhe mbetjet e ushqimit. Ai gjithashtu forcon smaltin duke aplikuar kalcium dhe fosfat shtesë.
Por nëse çamçakëzi juaj përmban sheqer, ai ka një ndikim negativ në shëndetin e dhëmbëve. Bakteret që jetojnë në zgavrën tuaj, tretin sheqerin para se të arrijë në stomakun tuaj dhe kjo shkakton grumbullimin e pllakave në dhëmbët tuaj çka rrit mundësinë e prishjes së dhëmbëve me kalimin e kohës.
Përmirëson kujtesën

Imazh ilustrues

Përtypja e çumçakëzit shton rrahjet e zemrës, rrjedhën e gjakut dhe shpërndarjen e oksigjenit në tru. Ky proces gjithashtu ndihmon në përpunimin mendimit, vendimmarrje dhe kujtesë. Prandaj është e rëndësishme të përtypni çumçakëz para ose gjatë  kryerjes së një detyre apo pune të vështirë.
Ndihmon në humbjen e peshës

Imazh ilustrues

Çamçakëzi ndonjëherë mund të na largojë oreksin. Pasi përtypin çamçakëz në mëngjes, njerëzit priren të ndjehen më pak të uritur.  Por përdorimi i çamçakëzit si një mënyrë për të mbajtur dietë mund të rezultojë negative pasi përtypja e vazhdueshme mund të "mashtroje" trurin tuaj dhe tju bëjë të mendoni se jeni të uritur. Ndërkohë, nëse konsumoni çamçakëz me mente, pastaj ju do të doni diçka të ëmbël pasi të tjerat nuk kanë shije.
Shkakton probleme të nofullës

Imazh ilustrues

Përtypja e vazhdueshme mund të çojë në një çrregullim që prek nyjet e nofullës dhe muskujt përreth saj. Çdo lëvizje e nofullës, ngrënia, qeshja, apo edhe të folurit, shoqërohet me dhimbje të forta që ndonjëherë përhapen në qafë dhe shpatulla. Rreziku është veçanërisht i lartë nëse përtypni në momente stresi, pasi njerëzit priren të shtrëngojnë dhëmbët në mënyrë të pavetëdijshme kur janë nervozë.
Zvogëlon urthin

Imazh ilustrues

Përdorimi i  çamçakëzit pas një vakti mund të ulë nivelet e acidit në ezofag. Rrjedhja e pështymës hollon dhe neutralizon acidin pasi keni ngrënë dhe kjo mund të ndihmojë në zvogëlimin e urthit.
Ndikon në trurin tuaj

Imazh ilustrues

Çuditërisht, përtypja e çamçakëzit zotëron superfuqi anti stres dhe përmirëson humorin.

Përtypja zvogëlon nivelet e kortizolit, hormonit të stresit dhe veprimi i thjeshtë i përtypjes është relaksues për shumicën e njerëzve, por presioni i vazhdueshëm në nofullën tonë bën që të shtohet dhimbja e kokës dhe çon në migrenë. Në rastin më të keq, mund të çojë në dhimbje koke kronike.
Parandalon infeksionet e veshit

Imazh ilustrues

Infeksionet e veshit shfaqen kur bakteret mblidhen në tubin e Eustakit i cili lidh veshin e mesëm me hundën dhe shpesh prekin fëmijët.
Çamçakëzi që përmban ëmbëlsues natyral "xylitol" bën që bakteret mos të shkojnë në atë tub dhe për pasojë mos të krijohen infeksione.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë