Jete & Stil

Efektet negative të mediave sociale në shëndetin mendor të studentëve

Në epokën e teknologjisë, njerëzit janë gjithnjë e më pak të lidhur me botën që i rrethon.
Në veçanti, mediat sociale, u ofrojnë përdoruesve gjithçka që kërkojnë duke i bërë që të shpërqendrohen apo dhe të sfidojnë vetëkontrollin.
Studime të ndryshme kanë treguar se përdorimi i mediave sociale pengon realizimin e qëllimeve si dhe ndikon negativisht tek njerëzit me vetëbesim të ulët.
Dy studime të fundit nga Nurit Sternberg, pedagog në Universitetin e Tel Aviv dhe kolegët e tij shkojnë përtej studimeve të mëparshme dhe ofrojnë prova që vërtetojnë efektet negative që kanë mediat sociale në shëndetin mendor të studentëve.
Studimi i parë i Sternberg përfshinte 51 studentë. Ato u morën në studim katër ditë para se të kryenin një provim të rëndësishëm. Studiuesit instaluan kamera në trupat e studentëve dhe i monitoruan ato gjithë kohës.

Ndërkohë çdo ditë, studentët plotësuan pyetësorë ku vlerësoheshin nivelet e tyre të ankthit.
Studiuesit shqyrtuan nëse përdorimi i Facebook-ut në një moment të caktuar do të ndikonte në shtimin e ankthit në një moment tjetër.
Rezultatet treguan se sa më shumë kohë që studentët kaluan në Facebook, aq më të shqetësuar ndiheshin në një moment të mëvonshëm.
Nga ana tjetër, ankthi që studentët kishin, nuk çoi në shtimin e përdorimit të Facebook-ut në momentin tjetër.
Në një studim të dytë, studiuesit kërkuan prova më bindëse duke përdorur manipulime eksperimentale në një mjedis laboratorik. Studiuesit morën 68 studentë dhe i'u thanë se do të bëjnë një test inteligjence 10-minutësh. I ndanë në dy grupe dhe i'u dhanë kompjutera 20 minuta para provimit. Grupit të parë i thanë se mund ti përdornin kompjuterat për të lexuar sa më shumë informacione në mënyrë që të dilnin mirë në test dhe grupit të dytë i thanë të kalojnë kohën 20 minuta duke bërë çfarë të duan deri kur të fillojnë testin.
Ajo që nuk dinin studentët ishte se studiuesit ishin duke i monitoruar gjithë kohës.
Përfundimi ishte se grupi i parë e përdori Facebook-un edhe pse e kishin kompjuterin për një qëllim të caktuar.
Pasi kaluan minutat dhe pjesëmarrësit e përfunduan testin, studiuesit i'u dhanë atyre një pyetësor që vlerësonte nivelet e ankthit para dhe pas testit.
Në grupin e parë, ku përdorimi i Facebook-ut ishte kundër qëllimit që studentët kishin, u vu re një rritje e ankthit më shumë se ç'duhej. Ndërsa në grupin e dytë nuk u gjet asnjë lidhje midis kohës së kaluar në Facebook dhe ankthit.
Sipas studiuesve, të dy studimet tregojnë se për disa njerëz, dëshirat e momentin janë mbi qëllimet dhe janë pikërisht këto dëshira që bëjnë që ato persona të kenë ankth në momentin që e kuptojnë se kanë harxhuar kohë në diçka të pavlerë kur mund të kishin bërë diçka tjetër për të arritur qëllimet e tyre. Në fund të fundit, kjo gjendje ankthi është diçka plus që bashkuar me probleme të tjera, shkakton shqetësime mendore.
Burimi: Psypost. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë