Futboll

Edon Zhegrova intrigon big-ët e Italisë, Juventusi dhe Napoli në garë për kosovarin

Gazeta Si – Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, është një nga futbollistët me në formë të kombëtares dardane. Ai po shkëlqen me Lilën në kampionatin francez, me lojë dhe me gola. Një paraqitje që nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet e mëdha europiane.

Juventusi dhe Napoli, dy nga skuadrat më të mëdha të Serisë A, po ndjekin me shumë kujdes pistën e Zhegrovës. Sipas shtypit italian, 25-vjeçari është një objektiv primar për këto dy skuadra në merkaton e verës. Por nuk do të jetë e lehtë, sepse për Zhegrovën ka interesim edhe nga kampionatet e tjera elitare të Europës.

Kosovari luan me Lilën që prej vitit 2022, por këtë sezon po bën vërtet një paraqitje të shkëlqyer, me 5 gola të shënuar deri tani. Më parë sulmuesi anësor ka veshur fanellën e Genkut në Belgjikë dhe atë të Bazelit në Zvicër.

Edon Zhegrova ka fituar tashmë pjekurinë e nevojshme për të kaluar në një klub më të madh se Lila dhe Juventusi dhe Napoli janë të tillë. Vera pritet të sjellë të reja për të ardhmen e futbollistit dardan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë