Keshilla

Edhe vetëm 10 cigare në shtatzëni dëmtojnë fëmijën tuaj

Alkooli dhe duhani janë dy gjërat që ndalohen kategorikisht gjatë 9 muajve të shtatzënisë.

Mjekët kanë paralajmëruar se pirja e duhanit dhe alkoolit gjatë shtatzënisë ka një sërë ndikimesh negative tek fetusi. Fëmija që lind nga një grua që konsumon duhan ose alkool, mund të ketë probleme të zhvillimit mendor, sjelljes, probleme në përqendrim etj.

Së fundi ekspertët kanë thënë se pirja e vetëm 10 cigareve gjatë shtatzënisë mund ta dëmtojë beben tuaj. Dhe këto probleme mund të shfaqen edhe gjatë adoleshencës së fëmijës.

Pirja e duhanit në shtatzëni mund të shkaktojë lindje të parakohshme, lindje të bebes me peshë më të ulët se normalja dhe probleme të tjera.

Pra, kjo përfshin probleme me vëmendjen apo fokusin gjatë viteve të adoleshencës, probleme me aftësitë menaxhuese, probleme me organizimin etj.

Shkencëtarët në Universitetin e Bristolit shqyrtuan të gjitha hulumtimet e bëra rreth kësaj teme që nga viti 1950. Ata analizuan abortet, lindjet, lindje nën peshë dhe vonesat afatgjata të zhvillimit, defiçitin e sjelljes dhe të njohjes. Të gjitha këto i bënë ata të arrinin në përfundimin se pirja e duhanit në shtatzëni ishte një faktor ndikues i rëndësishëm.

Ekspertët kanë thënë se substancat që përmban cigarja si zifti, nikotina, monoksidi i karbonit dhe disa substanca të tjera helmuese, hyjnë në trup nga rrugët e frymëmarrjes, tek bronket dhe më pas kalojnë në gjak. Kështu, dëmtimi i cili fillon nga rrugët e frymëmarrjes, zemrës e enëve të gjakut, dëmton gjithë sistemet e organeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë