Gazeta Si – Tirana luan në shtëpi për javën e 25-të të Superiores, sipas kalendarit. Por ndeshja me Laçin, e programuar për ditën e hënë, do të zhvillohet në stadiumin ‘Elbasan Arena’ dhe jo në kryeqytet.
Një zgjedhje e detyruar në fakt për klubin kryeqytetas, që ashtu si Dinamo, të paktën këtë javë nuk mund të luajë në Tiranë. Pengesë është stadiumi, sepse fusha e ‘Selman Stërmasit’ nuk është në gjendje të mirë, kurse ‘Air Albania’ është në dispozicion të Kombëtares U-17 të femrave për një turne ndërkombëtar.
Në këto kushte, klubi i Tiranës ka zgjedhur Elbasanin, pasi në Durrës luan Dinamo me Vllazninë. Partizani, ekipi tjetër i kryeqytetit, luan në Korçë këtë fundjavë, por bardheblutë kurrësesi nuk mund të luajnë në shtëpinë e rivalit të përjetshëm.
Skuadrat e kryeqytetit në fakt hasin shpesh problematika sa u takon stadiumeve, sidomos kur ‘Air Albania’ është i padisponueshëm për shkak të ndeshjeve të Kombëtares.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.