Sport

Edhe Takaj ultimatum: Policia në stadiume ose lëmë kampionatin!

Thirrjes së presidentit të Kukësit pak ditë më parë, ku me një gjuhë të ashpër kërkoi rikthimin e policisë në shkallët e stadiumeve, i është përgjigjur edhe presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj. Përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, presidenti i korçarëve apelon për rikthimin e uniformave blu në stadiumet shqiptare. Takaj deklaron se i bashkohet thirrjes së Safet Gjici për të rikthyer policët në shkallët e stadiumeve shqiptare për disa arsye.  

Së pari Takaj thotë se kjo çështje ka të bëjë më mbrojtjen e investimeve që presidentët dhe bashkitë kanë bërë në futbollin shqiptar. “Në rast se ne shpenzojmë shifra shumë të mëdha për futbollin dhe ato prishen për këto motive, për ne që merremi me këtë punë është shumë e rrezikshme, prandaj jam dakord me atë që thotë z.Gjici. I bashkohem asaj që tha Gjici dhe jam i gatshëm dhe që nesër të bojkotohet kampionat”, shprehet Takaj.

Por jo vetëm kjo, pasi Ardjan Takaj më tej në deklaratën e tij ka renditur edhe një sërë motivesh të tjera që imponojnë rikthimin e policisë së shtetit në shkallët e stadiumeve shqiptare.

Deklarata e plotë e Ardjan Takaj:

https://www.youtube.com/watch?v=n-zMRtFKosQ

Në futbollin shqiptar prej disa ditësh ka nisur një diskutim shumë i madh lidhur me prezencën e uniformave blu në stadiume. Në bazë të ligjit të sportit Policia e Shtetit, në shkallët e stadiumeve qetësia dhe rendi do duhet të ruhet nga stjuartët dhe uniformat blu mund të qëndrojnë vetëm jashtë stadiumeve


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë