Lajme

Edhe Saranda me “Lungomare”! Kryeministri e njofton, por pa dhënë detaje mbi koston

Sipas shembullit të shëtitores (lungomares) në qytetin e Vlorës, një projekt i ngjashëm pritet që të nisë të zbatohet në Sarandë që prej muajit shtator.

Kryeministri Edi Rama postoi në rrjetet sociale imazhe nga projekti në fjalë, ku flet me bindje se investimi do të transformojë Sarandën.

“Sapo ka përfunduar procedura dhe nis në shtator puna, për projektin e vijës bregdetare të Sarandës. Njësoj siç Lungomarja transformoi Vlorën, ky investim do të ndryshojë faqen e Sarandës turistike”, shkruan ai.

Ky është postimi i shkurtër i kreut të Qeverisë, që nuk jep më shumë detaje të tjera për këtë projekt, si kostoja e parashikuar, apo kompaninë zbatuese. Kujtojmë që projekti i “Lungomares” në Vlorë u shoqërua me kritika të forta nga ana e opozitës për koston e tij. Sipas drejtuesve vendorë dhe qendrorë të Partisë Demokratike vlera e realizimit të tij ishte fryrë qëllimisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë