Futboll

Edhe Rrahmani pozitiv, Napoli humbet pjesët para Milanit

Amir Rrahmani, mbrojtësi kosovar i Napolit, ka rezultuar pozitiv. Ai ka kryer tamponin pas kthimit nga grumbullimi me Kosovën dhe testi ka treguar se është infektuar nga Koronavirusi. Rrahmani është karantinuar menjëherë në banesën e tij. Ai nuk ka pasur asnjë kontakt me skuadrën, që është stërvitur në Kastel Volturno.

Gatuzo humb kështu një tjetër lojtar para përballjes me Milanin. Rrahmani është lojtari i radhës që rezulton pozitiv te Napoli, pas Eljif Elmas dhe Piotr Zielinskit. Të dy këta lojtarë ishin pozitivë para transfertës me Juventusin, që do të kujtohet për faktin se skuadra nuk luajti dhe humbi në tavolinë, 3-0.

Te Napoli ka rezultuar pozitiv edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili mungoi për këtë arsye në ndeshjen e fundit me Bjellorusinë. Edhe Hysaj është izoluar dhe i duhet të presë që të dalë negativ për t’u bashkuar me skuadrën në Itali.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë