Futboll

Edhe Premier League me “ethet” e zgjedhjeve në SHBA

Manchester United u rikthye te fitorja në Premier League, pasi mposhti Evertonin me rezultatin 3-1. Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 19-të me Bernard, por Bruno Fernandes realizoi dopietë në harkun e shkurtër kohor të 7 minutave, duke barazuar në të 25 dhe kaluar në avantazh “djajtë” në të 32. Rezultatin përfundimtar e ka sigluar në minutën e fundit të takimit Edinson Cavani, prurja e bujshme e Manchester United, që gjen golin e parë në “Premier League”.

Por ajo që tërhoqi vëmendje në këtë ndeshje ishte banderola që u shfaq në minutat e para të ndeshjes. Bëhet fjalë për një banderolë politike që ka të beje me zgjedhjet në SHBA. “E gjitha bota e di se Trumpi fitoi”, ishte mesazhi i përcjellë në të. Edhe pse parulla të tilla janë të ndaluara, edhe futbolli nuk mund të qëndronte pa u përfshirë në ngjarjen e momentit: Zgjedhjet presidenciale amerikane.

Southampton gjithashtu vendosi të përfshihej në politikë - por mesazhi i tyre ishte më shumë me forma humori. Pasi për pak kohë u ngjitën në krye të Premier League si rezultat i fitores së tyre 2-0 ndaj Newcastle, profili zyrtar në Twitter shpërndau renditjen Premier League së bashku me mbishkrimin: ‘Ndaloni Numërimin’

https://twitter.com/SouthamptonFC/status/1324836694420578304

Trump shkroi në Twitter të njëjtin mesazh ndërsa filloi të humbasë terren në shtetet kryesore, megjithëse mbështetësit e tij mund të dëgjoheshin duke brohoritur 'numëroni votat' në fushat e betejës ku presidenti po fitonte.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë