Trend

Edhe pas 100 vjetësh, çfarë e mban aromën Chanel N°5 kaq ikonike?

Ndërsa Chanel N°5 feston njëqind vjetorin e tij këtë vit, shumë mendojnë se aroma është po njësoj siç ka qenë në vitin 1921.

Në 20219, një set me një parfum, xhel dushi ose sapun u ble çdo minutë. Pra, në një kohë ku tendencat e bukurisë shtohen, çfarë e bën një ikonë të përjetshme?

Chanel N°5 është i njohur dhe unik për secilin individ.

"Nuk është se shënime të caktuara (N°5) janë ndryshe në lëkurën e çdo gruaje. Thjeshtë çdo grua e ndjen ndryshe, e shijon ndryshe”, thotë Olivier Polge, krijuesi i parfumave në Chanel.

Kjo ndjesi gati e porositur është për shkak të një përzierje prej mbi 80 përbërësish, nga druri sandali dhe ylang-ylang te lulja e portokallit apo jasemine. Formula, një sekret, nuk dihet ama ishte një aromë e jashtëzakonshme kur Chanel prezantoi aromën në 1921.

Në atë kohë, mbizotëronin aromat e luleve dhe një përzierje e shumë aromave ishte një risi.

"Chanel donte të sigurohej që njerëzit të thoshin:" Keni një aromë shumë të mirë” dhe jo,"Ju vini erë trëndafil ose jasemin". E vetmja gjë që vlen është gruaja”, shpjegon Thomas du Pré de Saint Maur, drejtori i Chanel për aromat dhe bizhuteritë.

Aroma abstrakte nuk ishte e vetmja gjë që e bëri Chanel N°5 të pazakontë për kohën e saj. Para viteve ’20, parfumet zakonisht kishin emra fantazmë si L’Heure Bleue i Guerlain. Shumica e aromave, përfshirë Guerlain, erdhën me shishe të zbukuruara, me motive. Ndërsa N°5 kishte një shishja të hijshme dhe gjeometrike. Forma dhe dizajni filluan një “estetikë” krejt të re në botën e aromës.

Coco Chanel gjithashtu përfshiu zgjedhjet e saj ‘në mister’. Historianët shpesh mendojnë për fiksimin e saj me numrin e saj me fat, pesë. Aroma është prezantuar në ditën e pestë të majit, muajin e pestë, për shembull.

"Paqartësia rreth parfumit është pjesë e tërë mistikës dhe krijuar me qëllim nga Beaux dhe Chanel", thotë Lisa Chaney, bashkëpronare e Coco Chanel. Në fund të fundit, Chanel kishte një aftësi për të kuptuar atë që gratë vlerësonin dhe do të vazhdonin të vlerësonin. Është e vështirë të imagjinosh aromat më avangarde të ditëve të sotme, si Escentric Molecules Molecule 01 pa Chanel N°5 para tyre.

“Chanel donte të ishte gjithmonë një hap para kohës dhe përderisa preferohet dhe pas 10 vitesh, ia doli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë