Treg

Edhe Microsoft braktis Huawei? Sa humb Silicon Valley

Pas Google edhe Microsoft? Dyshimi është nga më të mëdhenjtë. Ndërmarrja e Redmond, që për momentin nuk është shprehur për ndërprerjen e bashkëpunimit me Hawei kinez e imponuar nga administrataTrump, duket se ka marrë një hap që shkon në të njëjtin drejtim si Big G. Në orët e fundit, në fakt, laptopi kryesor i MateBook X Pro - Huawei, që ndër të tjera shiti mirë në Shtetet e Bashkuara - është hequr nga dyqani zyrtar i Microsoft, duke hedhur një çelës shumë të rëndë mbi atë se çfarë mund të ishin vendimet e marra.

Për momentin Microsoft nuk ka komentuar çështjen, duke lënë mijëra dyshime për këtë lëvizje të mundshme. Ajo që është më kryesorja bën fjalë për përditësimin e Windows 10. A do të jetë ende i disponueshëm tek laptopët e Huawei? Ngjarja bëhet akoma më e rëndë. Sepse nga bota e celularëve smart përhapet tek ajo e kompjuterave. Një fakt që, duke parë tabelën e kohës, mund të jetë edhe më serioz për Huawei, duke pasur parasysh se amortizimi i një kompjuteri personal është zakonisht më i gjatë se ai i një smartphone. Dhe është vërtet e vështirë të mendohet se Microsoft mund të braktisë përdoruesit që zgjodhën një laptop Huaëei dhe të presin përditësimet klasike të sigurisë së Windows 10.

Sa humb la Silicon Valley

Por të vendosësh Huawei në listën e zezë tregtare nuk është një çështje për SHBA-të. Masat e reja të vendosura nga Trump mund të kushtojnë shtrenjtë për Silicon Valley, që rrezikon të lajë hesapet me të ardhura të munguara prej miliarda dollarësh. Huawei, në fund të fundit, është furnizuesi kryesor botëror I apaarteve për telekomunikacion, përpos që prodhues i dytë i celularëve smart në botë. Aktivitetet e ndërmarrjes me seli në Shenzhen janë ngushtësisht të lidhura me ndërmarrjet teknologjike amerikane, që u ofrojnë komponentë kyç.

Vetëm në 2018, Huaëei ka përfituar paisje të sektorit teknologjik për 70 miliardë $ nga 13.000 furnitorë të ndryshëm. Prej të cilëve, gati 11 miliardë janë shpenzuar për produkte që vijnë nga dhjetra ndërmarrje amerikane: që prej çipeve të Qualcomm e Broadcom, deri tek software Microsoft e Google. Të ardhura që sot po vihen në rrezik nga vendimi i Administratës Trump për të vendosur Huaëei në një listë të zezë tregtare që përjashton kompanitë kineze nga çfarëdo marrëveshje tregtare me shoqëritë amerikane.

Nuk ka dyshim që në këtë histori, elementi më i nxehtë është çështja me Google e Android. Vendimi i shoqërisë së Mountain View për të ndërpretë raportet me Huawei e të lërë celularët smart të prodhuesit kinez pa sistemin e famshëm operativ, ka një ndikim të jashtëzakonshëm. ërtej nëntëdhjetë ditëve të armëpushimit të dhënë nga qeveria amerikane, historia është jashtëzakonisht e mprehtë. Dhe në orët e fundit ajo është pasuruar me një detaj shumë të fshehtë.

Sa humb Google

Duke iu rikthyer aspektit financiar të historisë, shumë syresh po kërkojnë sa larg do të shkojë Google? Sepse, duhet të sillet ndërmend, për kompaninë Mountain View Hawei ishte dhe është një "klient" shumë i fortë dhe i rëndësishëm. Vetëm në tremujorin e fundit të vitit 2018, kompania kineze solli 13.3 milionë telefona smart në raftet e dyqaneve europiane. Deri më sot, një në tre telefona në Europë është quajtur Huaëei. Emëruesi i përbashkët i këtyre numrave është Android, sistemi operativ i Google dhe për të cilin xhepat e Big G kanë të ardhura të rëndësishme. Biznesi, me pak fjalë, është miliarda euro. Është e qartë, pra, që heqja e licencës së sistemit operativ për prodhuesin e dytë të telefonave smart në botë do të sjellë më pak të ardhura në arkën e Mountain View. Por sa i madh do të jetë ky fitim i humbur? Është e vështirë të thuhet me siguri. Sepse në mes të numrave ka diçka që nuk mund të llogaritet : vullneti i përdoruesve.
Nëse është e vërtetë, që Huawei është për Google një klient i fuqishëm (që ka kontribuuar në rritjen e shfrenuar të Android e në të ardhurat e kompanisë kaliforniane), është po ashtu e vërtetë që pa Android Huawei ndoshta nuk do të ishte prodhuesi i dytë në botë i telefonave smart. Në afatmesëm, nëse kompania kineze nuk ofron një propozim me ndikim të madh dhe të aftë për të përballuar sistemin operativ të Google, ndoshta shumica e klientëve të saj do të mbështeteshin në pajisjet e markave të tjera, në mënyrë që të mbeteshin besnikë ndaj Android. Sepse në fund të fundit, në uniformitetin e paisjeve të viteve të fundit, ndryshimn e bën softëare. Dhe kjo sot, është në dorë të Google.
Burimi: Il sole 24 ore


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë