Futboll

Edhe Jang pozitiv, i infektuari i gjashtë tek Interi para derbit

Lajme të këqija për trajnerin Antonio Konte, i cili duhet t’i bëjë llogaritë me një tjetër lojtar të infektuar nga Covid-19. Pas Bastoni, Shkriniar, Galiardini, Naingolan dhe Radu, është anglezi Ashli Jang që ka dalë pozitiv dhe tashmë të infektuarit kanë shkuar në gjashtë. Jang ka qëndruar në Milano bashkë me Handanoviç, Padeli, Ranokia dhe Darmian.

"FC Inter bën me dije se Ashli Joung ka rezultuar pozitiv në testin e Covid-19 të bërë në “Appiano Gentile”, - shkruhet në komunikatën zyrtare të klubit zikaltër. – Futbollisti anglez ka nisur menjëherë karantinën në banesën e tij". Një tjetër telash për Konten në javën para derbit me Milanin.

Antonio Konte, trajneri i Interit. Gazeta Si, 11 tetor 2020

Nuk ka mjaftuar kujdesi maksimal në këtë situatë, rastet e lojtarëve të infektuar vazhdojnë. Lojtarët e Interit që qëndruan në Milano kanë bërë stërvitje individuale, kanë punuar të diferencuar nga njëri-tjetri, dushin e kanë bërë në dhomën e tyre dhe poa shut ushqimin e kanë konsumuar në dhomë, duke minimizuar kontaktet, por sërish nuk e kanë shmangur infektimin.

Deri të enjten trajneri Konte do të ketë edhe lojtarët që kthehen nga kombëtaret, të cilët së pari duhet duhet t’I nënshtrohen testi dhe trajneri shpreson që të mos ketë pzoitivë të tjerë. Stërvitja e parë si skuadër është parashikuar për ditën e premte.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë