Trend

Edhe estetistet e thonjve janë të shqetësuara

Të zgjedhësh midis shëndetit dhe të ardhurave është shpesh një situatë ku në të dyja rastet humb.
Pas muajve izolimi, sallonet u rihapën dhe më në fund femrat kishin mundësi të bënin thonjtë. Por pandemia nuk ka përfunduar vetëm sepse mund të bësh manikyr pedikyr,  madje me masat e reja të sigurisë, ekzistojnë shumë shqetësime.
"Në disa mënyra ndihem e sigurt dhe në disa të tjera jo. Maskat dhe dorezat që na janë dhënë nuk janë të përshtatshme për sallonet." tha Araceli, estetiste në sallonin "Beautymode" në Nju Jork.
Araceli tha se maskat e ofruara nga pronari i sallonit të saj nuk ishin të mjaftueshme për të parandaluar përhapjen e virusit ose thithjen e kimikateve të salloneve dhe se dorezat nuk ishin aq mbrojtëse sa duhet.
"Pronari na tha të përdorim të njëjtat doreza në manikyr dhe pedikyr kur ato prishen shumë lehtë dhe mbasi i kundërshtova më thanë që nuk harxhojnë para për këto kështu që u detyrova ti blej vetë dorezat e mia.
Salloni i Araceli, si të gjithë të tjerët  ka protokolle të reja sigurie dhe masa për të parandaluar infektimin me Covid-19.
Sallonet duhet të punojnë me kapacitet më të ulët, klientëve duhet tju matet temperatura dhe duhet të mbahet distancë midis klientit dhe estetistes.
Saba Waheed, drejtoreshë në Shkollën profesionale "UCLA" tha se pandemia "i ka lënë gjurmët e saj dhe në sallone"
Një studim i ekipit të saj i realizuar me "California Healthy Nail Salon Collaborative" zbuloi se vetëm 6% e pronarëve të salloneve të thonjve ishin në gjendje të jepnin pagën e luftës. Sipas studimit, 61% e punëtorëve dhe 43% e pronarëve "janë më të shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë pas rihapjes".
"Sallonet tashmë janë të pasigurt për shëndetin dhe sigurinë për shkak të kimikateve. Mendoni sikur në përzierje të shtohet dhe virusi." tha Waheed.
Ekziston gjithashtu shqetësimi se disa klientë mund të mos i ndjekin masat e reja të sigurisë.

 

 Si koordinator i programit "Thonjë të shëndetshëm" Toni Nguyen e di se sa e vështirë mund të jetë për t'i bërë klientët të respektojnë masat e sigurisë. Ai është në komunikim të vazhdueshëm me pronarët dhe punëtorët që kanë histori të përbashkëta për klientët që refuzojnë të ndjekin rregullat.
"Klientët do të hyjnë pa maskë dhe salloni do t'u ofrojë atyre një falas. Pas disa minutash ata do të thonë se nuk mund ta veshin më, nuk mund të marrin frymë. Në këto kushte është e vështirë ti bindësh që nuk mund të punojë estetistja nëse ti nuk vendos maskë. Klientët nuk e kuptojnë këtë.
Organizata si "Nguyen" në Los Angeles dhe "Shoqata e estetistëve të thonjve" në Nju Jork po punojnë shumë për të zbatuar udhëzimet dhe për të mbrojtur punëtorët. Në Los Angeles këtë javë, një grup i organizatave kanë krijuar "grupe për mbikqyrjen e salloneve".
Waheed tha që është një hap i madh drejt një mjedisi pune më të sigurt.
"Këta do të jenë njerëz të trajnuar për të bërë mbikëqyrjen në vendin e punës dhe t'u japë punonjësve disa fuqi për të vepruar në momentin që pronarët apo klientët nuk ju përmbahen masave të sigurisë" tha ajo.
Në fund të fundit, të gjithë mund të zgjedhin vetë se si të sillen tani gjatë pandemisë por duhet pasur parasysh se në shumë momente kemi në dorë sigurinë tonë dhe atë të personit përballë.

Burimi:Huffpost. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë