Futboll

Edhe dy vjet nga “Katar 2022”, Infantino: Do jetë Botëror i paharrueshëm

Pas dy vitesh, ekzaktësisht më 21 nëntor 2022, do të nisë Botërori i futbollit në Katar. Do të jetë një Botëror i veçantë si për periudhën e vitit kur do të zhvillohet, ashtu edhe për vendin, në Lindjen e Mesme.

Xhani Infantino, president i FIFA-s, është mjaft entuziast për këtë eveniment. “Do të jetë një Kupë Bote e paharrueshme. Përveç reformave të rëndësishme të ndërmarra nga qeveria, është bërë progres edhe në ndërtimin e stadiumeve, si dhe po merren të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve”, – ka thënë Infantino.

Xhani Infantino, presidenti i FIFA-s. Gazeta Si, 21 nentor 2020

Një nga risititë e këtij Botërori është se tifozët mund të shohin më shumë se një ndeshje në ditë gjatë fazës së grupeve. Sipas programit, do të luhen 4 ndeshje në ditë në këtë fazë dhe stadiumet janë shumë afër.

Infrastruktura është realizuar në masën 90% deri tani, me tre stadiume që janë kompletuar tashmë, “Khalifa International”, “Al Janoub” dhe “Education City”. Në këto stadiume janë luajtur me siguri të plotë më shumë se 100 ndeshje në 2020-ën. Edhe tre stadiume të tjera janë thuajse në fund, “Al Rayyan”, “Al Bayt” dhe “Al Thumama”.

Edhe në pjesën tjetër të infrastrukurës puna ka ecur me ritëm të shpejtë. “Hamad International Airport” është zgjeruar, pasi parashikohet të presë më shumë se 50 milionë vizitorë në vit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë