Lajme

E zë poshtë bombola e oksigjenit, humb jetën 3-vjeçari në Korçë

Një djalë i mitur 3-vjeçar ka humbur jetën në Mborje të Korçës,  pasi e ka zënë poshtë bombola e oksigjenit që përdorej nga gjyshi i tij që vuante nga astma.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:25 të ditës së enjte. Familjarët e kanë gjetur të miturin në dyshemenë e dhomës, të gjakosur e me plagë të rënda në kokë.

3-vjeçari me inicialet J.D është dërguar nga familjarët në spital, por nuk ka arritur t’u mbijetojë dot plagëve.

3-vjeçari, siç thonë familjarët, ka qenë duke luajtur dhe është ende e paqartë se si bombola e rëndë që përdorej nga gjyshi i sëmurë ka lëvizur duke e zënë poshtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë