Ka ndodhur

E vranë shokët, vëllai i 57-vjeçarit nga Ballshi paralajmëron hakmarrje

Vëllai i viktimës në Ballsh Pelivan Sinanrrapaj, Rrapo Sinanrrapaj paralajmëron hakmarrje në rast se drejtësia nuk do të dënojë autorët e vrasjes.

Rrapo Sinanrrapaj deklaroi se nëse shteti nuk vepron, atëherë ai do marrë vetë masat duke u hakmarrë  mbi ata.

Ai ka zbuluar se dy javë më parë, Pelivan Sinanrrapaj kishte debatuar me Ferdinand Merajn në një lokal.

Rrapo Sinanrrapaj po ashtu thotë se i vëllai kur shkoi tek Trauma kishte 6 plagë, në kokë e shpatull.

57-vjeçari Pelivan Sinanrrapaj, banues në qytetin e Ballshit, i cili u rrah nga tre shokët e tij në datën 29 janar, ndërroi jetë ditën e djeshme në Spitalin e Traumës.

Pasditen e 29 janarit kur 57-vjeçari Sinorrapaj së bashku me tre shokët e tij, Fitim Zekaj, 42 vjeç, Festim Alimetaj, 53 vjeç, dhe Ferdinand Meraj, 44 vjeç, të tre banues në Ballsh, pasi kishin konsumuar alkool në një lokal në Ballsh, u nisën për në shtëpi, aty ku edhe nisën edhe debatet që përfunduan me plagosjen e rëndë të njërit prej tyre.

Nga përdorimi i dhunës së tre shokëve të tij ndaj Sinanrrapajt që atë natë ai u dërgua në spitalin e Ballshit, por nga goditjet e marra u nis për në Tiranë në spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë