Politike

‘E shtuna dhe e diela nuk llogariten në afat penalizimi’. 23 deputetë të PD-së do të shkojnë në Kuvend, pavarësisht vendimit    

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur që të gjithë deputetët të jenë të pranishëm dhe të mblidhen para ndërtesës së Parlamentit 30 minuta para së të mblidhet seanca, pavarësisht përjashtimit nga punimet të 23 deputetëve

Për shkak të bllokimit të seancës së shkuar parlamentare, sekretariati i Etikes vendosi përjashtimin e 23 deputetëve të opozitës, mes tyre deputetët Gazment Bardhi si dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Pavarësisht vendimit për t’i përjashtuar për 10 ditë nga seancat parlamentare, 23 deputetët e opozitës sot do të hyjnë në Kuvend.

Gazment Bardhi u dërgoi një mesazh deputetëve të Rithemelimit, mbështetësve të tij dhe aleatëve për shkuar në seancën plenare në Kuvend, me argumentin se afatet e penalizimit kanë përfunduar.

Ndërkohë, vendimi për masën disiplinore i marrë nga sekretariati iu është njoftuar secilit prej të përjashtuarve me datën e fillimit dhe data e mbarimit.

Sipas sekretariatit, ditët e pushimit e shtuna edhe e diela nuk janë llogaritur ndonjëherë në ndonjë afat penalizimi.

Mes të përjashtuarve janë Sali Berisha, Gazmend Bardhi Flamur Noka, Ina Zhupa, Bujar Leskaj, Edmond Spaho, Sajmir Korreshi, Luan Baçi, Tritan Shehu dhe Helidon Bushati.

Ndërkohë mbledhja e radhës e grupit parlamentar demokratë do të zhvillohet si zakonisht, të martën, datë 31 tetor, ora 13:00. Vendimi i sekretariatit të Kuvendit për procedurat, votimet dhe etikën ka hyrë në fuqi me datë 19 tetor dhe është publikuar edhe krahas rendit të ditës për seancën e së Hënës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë