Ka ndodhur

E shpallur në kërkim nga Norvegjia për rrëmbim, arrestohet 35-vjeçarja në kufi

Një 35-vjeçare, e cila prej kohësh kërkohej nga autoritetet në Norvegji, është vënë në pranga në doganën e Tushemishtit në Pogradec.

Policia sqaron se 35-vjeçarja me iniciale A.M., nga Ohri i Maqedonisë së Veriut, do të ekstradohet drejt Norvegjisë, pasi ka qenë në kërkim për krime në familje/rrëmbim.

Nga verifikimi rezulton se Malbi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Oslo në Norvegji.

Zyra e Interpol Tirana po vijon procedurat për ekstradimin e saj drejt Norvegjisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë