Rend dhe Ligj

E shfrytëzuan seksualisht, i vihet tritol banesës së 17-vjeçares në Fushë-Krujë

Një sasi tritoli është vënë gjatë natës së kaluar në oborrin e një banese, në Fushë Krujë.

Mësohet se lënda plasëse është hedhur në banesën e 17-vjeçares, e cila ishte shfrytëzuar seksualisht nga 4 persona, që ushtronin edhe veprimtarinë kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit.

Katër të rinjtë u arrestuan një ditë më parë, pas një hetimi disamujor, ndërsa u shpallën në kërkim edhe 2 persona të tjerë të implikuar në ngjarjen e rëndë.

Policia ka identifikuar autorin që ka vendosur pakon me lëndë plasëse artizanale në banesën e adoleshentes, që është shtetasi A. B. i shpallur në kërkim edhe për ngjarjen e një dite më parë, por që fatmirësisht nuk ka shpërthyer.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë ekspertët e anti-eksplozivit të RENEA-s, të cilët kanë hequr lëndën e rrezikshme.

Ndërkohë po punohet për kapjen e autorit të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë