Ka ndodhur

E rëndë në Kavajë/ Dogji gruan në makinë, burri vari veten në pemë, çifti po divorcohej

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Manskuri të Kavajës, ku një çift bashkëshortësh u gjetën të vdekur, gruaja e djegur në makinë dhe burri i varur në një pemë.

Dyshohet që vrasja e 45-vjeçares Fëllënxa Shirja që ka tronditur opinionin publik këtë të shtunë të jetë krim pasioni.

Bilbil Shirja 48-vjeç është bashkëshorti i të ndjerës, i cili gjithashtu u gjet i pajetë pak metra pak saj.

Dyshimet e para janë që 48-vjeçari, pas një zënke me bashkëshorten, e ka futur në makinë dhe i ka vënë flakën, duke e djegur të gjallë, e më pas, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në një pemë aty pranë.

Ata ishin në proces divorci dhe herë pas here, ata kishin konflikte mes njëri-tjetrit për motive xhelozie.

Këto kanë bërë që gruaja të ikë nga shtëpia dhe kohët e fundit jetonte me prindërit e saj në Shkallnur të Durrësit.

Viktimat ishin prindër të dy fëmijëve, një vajze e cila ishte e martuar dhe e një djali, adoleshent.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë