Ka ndodhur

E reja shtatzënë intubohet tek Infektivi, operohet për lindje të parakohshme

Një ditë pasi një nënë e re, e infektuar me koronavirus humbi jetën teksa më herët kishte sjellë në jetë një fëmijë para kohe, edhe sot është regjistruar thuajse një rast i ngjashëm.

Një 22-vjeçare, në muajin e tetë të shtatzënisë, e cila ndodhet e intubuar te Spitali Infektiv në Tiranë, po i nënshtrohet një operacioni për një lindje të parakohshme.

Prej ditësh ajo ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ishte infektuar me Covid-19.

Në fakt, raste të ngjashme janë raportuar disa që kur pandemia ka arritur kulmin e saj. 

Ditën e djeshme, 22-vjeçarja Sidorela Koça, nga qyteti i Korçës, ka humbur jetën nga COVID-19, pasi ishte në intubim prej më se 3 javësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Gjatë kohës që ka qenë në intubim, mjekët kanë arritur që me lindje të parakohshme të shpëtojnë foshnjën e saj.

Fëmija është në gjendje të mirë, por fatkeqësisht e reja nuk ka mundur të shpëtojë nga virusi i rrezikshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë