Aktivistët në të gjithë Francën, kanë organizuar protesta gjatë ditës së djeshme që përkonte me të premten e zezë. Këto protesta ishin kundër Amazon, rrjetit të madh të dyqaneve online dhe protestuesit e akuzonin dyqanin se kjo ditë kishte ndikime negative për mjedisin. Dhjetëra protestues janë mbledhur jashtë selisë së Amazon në veri të qytetit të Parisit, duke bërë thirrje se po i bëhet padrejtësi botës. Nën synimin e protestuesve është që të sabotohet dita e të Premtes së Zeze, një ditë që ata e kanë fajësuar për dëmtimin e mjedisit.
Sipas protestuesve kjo ditë,nxit blerjet e mëdha, duke shkaktuar kështu dëme të shumta në mjedis dhe duke harruar një detaj shumë të rëndësishëm për të ardhmen, riciklimin. Ndërsa Amazon deklaroi se e respektonte të drejtën e protestuesve, por nuk pajtohet me veprimet këtyre individëve.
Protesta të tilla të ngjashme, shpërthyen dhe në vende të tjera të Europës, si në Gjermani. Sindikata Verdi, atje e quajti grevën e punonjëse të qendrave të shpërndarjes, një e drejtë maksimale e njerëzve për të shpëtuar mjedisin.
Disa ligjvënës franceze, duan të ndalojnë të Premten e Zezë për shkak të ndikimit që kjo ditë ka në mjedis dhe ministrja e mjedisit Elisabeth Borne, i ka paralajmëruar këto protesta të cilat ajo i quan të nevojshme ndaj “tërbimit të konsumit”
Pse aktivistët synonin Amazon?
Ambientalistët kanë akuzuar Amazon për përshpejtimin e ndryshimeve klimatike, pasi është një platformë që ofron shërbime të shpejta, të cilat sipas protestuesve kontribuojnë në emetimet e gazeve serë. Sipas medieve ndërkombëtare, Amazon dërgon rreth 10 miliardë pako në vit. Për të zvogëluar ndikimin e saj në klimë, ndërmarrja amerikane e tregtisë elektrike u zotua të kalojnë në karbon neutral deri në vitin 2040.
Manon Aubry, një anëtar i parlamentit Europian, tha se protesta kishte për qëllim të dënojë, dëmin social, mjedisor dhe fiskal që shkakton Amazon.
Gjithashtu, edhe Coline Vanhenacker, një zëdhënëse e grupit mjedisor “Friends of the Earth”, tha që Amazon përfaqësonte "mbiprodhim dhe mbi-konsumim".
“Sot 25% e emetimeve të gazrave serë në Francë janë të lidhura me tekstilet dhe produktet elektronike, për të cilat Amazon është distributori kryesor, kështu që ne duhet të ndalojmë atë,” tha ajo.
Në deklaratën e saj për BBC, Amazon u shpreh se këto akuza të rreme janë pr qëllime politike.
“Ne kemi punësuar rreth 9.300 njerëz në Francë dhe kompania ka ndërmarrë shumë herë angazhime ambicioze për mbrojtjen e klimës, kështu që akuzat janë të padrejta. Çdo sugjerim apo pretendim për të kundërtën është i gabuar,” deklaron kompania.
Ndërkohë të dhënat e fundit nga sondazhet e kompanisë “Huffington Post”, tregojnë se popullariteti i të Premtes së Zezë ka pësuar rënie në Francë.
Një e treta e njerëzve të anketuar nga “YouGov France”, thanë që nuk po planifikonin të merrnin pjesë në shitjet e këtij viti. Një shumicë e të anketuarve, rreth 57% thanë se besuan se nuk besojnë tek promovimet pasi janë false.
“E Premte e Zezë feston një model të konsumit që është anti-ekologjik dhe antisocial,” tha deputeti Mattieu Orphelin, një ish anëtar i partisë LREM, të Presidentit Emmanuel Macron.
Ndërsa, kryebashkiaku i Parisit Anne Hidalgo, po shqyrton zbatimin e rregulloreve të reja për të mbrojtur klimën, përfshirë taksën e dërgesave për të lehtësuar bllokimet e trafikut dhe ndotjen e shkaktuar nga Amazon dhe kompani të tjera./BBC/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.