Lajme

E përplasi treni, ndërron jetë i riu në Durrës

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur rreth orës 11:00 në lagjen nr.4 në Durrës.
Treni ka përplasur një nxënës të shkollës së mesme, i cili është dërguar në spital me urgjencë por nuk ka mundur të mbijetojë.
Mësohet se i riu që ka humbur jetën është Samuel Kokomani. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në hyrje të stacionit të trenit në Durrës.
Sipas dëshmitarëve 16-vjeçari ka qenë me kufje në vesh dhe nuk e ka dëgjuar trenin, dhe nuk ka mundur të largohet.
Pas disa orëve në spital, 16-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë