Ne rrjet

E para që hyri në karantinë, Italia rifillon sot jetën

Italia u bë vendi i parë në botë që hyri në bllokim mbarëkombëtar. Dhe tani, pas më shumë se dy muaj karantinë të detyruar, italianëve do t’u lejohet t’u rikthehen disa aktiviteteve.

Ata do të jenë në gjendje të lëvizin më lirshëm brenda rajonit të tyre, të vizitojnë të afërmit, të shkojnë në parqe dhe të marrin ushqime nga restorantet, për t’i konsumuar në shtëpi.

A child rides a scooter as grass is seen between cobblestones at the Piazza Navona in Rome on April 29, 2020 during the country's lockdown aimed at stopping the spread of the COVID-19 pandemic, caused by the novel coronavirus. (Photo by Andreas SOLARO / AFP)

Sipas vlerësimeve më shumë se 4 milionë persona do të kenë mundësinë nga kjo e hënë të rikthehen në vendet e punës.

Kryeministri Xhuzepe Konte iu bëri thirrje qytetarëve që të mos e shpërdorojnë progresin e arritur duke neglizhuar kontrollet e higjienës dhe duke lejuar infeksionet e reja. “Sot më shumë se kurrë, fati i kombit tonë është në duar tona”, u shpreh kreu i qeverisë.

Një goditje të rëndë nga kjo pandemi pësoi dhe ekonomia e vendit. Sipas ekspertëve ajo parashikohet të ketë një kontraktim prej 9% gjatë këtij viti, gjë që do të lejë një shenjë të madhe.

Tashmë në Itali numërohen 210 mijë raste me koronavirus dhe 28 884 viktima, bilanc ky që konsiderohet si një ndër më tragjkët në Europë.

Statistikat e sotme tregojnë një rënie të theksuar të viktimave, që në 24 orët e fundit kanë qenë 174, ndërkohë që bien ndjeshëm edhe numri i personave në pavijone të spitaleve dhe në terapi intensive.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë