Vende dhe Udhetime

E nisur si një ndërtesë luksoze, tani është “Kulla fantazmë”

Ndërtesa "Sathorn Unique" në Bangkok ishte menduar të ishte një godinë luksoze por në vend të kësaj, ajo u bë një ndërtesë e papërfunduar dhe e  braktisur që njihet ndryshe si "Kulla fantazmë", duke tërhequr vizitorë nga e gjithë bota edhe pse është e ndaluar të futesh brenda.
Nga jashtë, "Sathorn Unique" duket si çdo ndërtesë tjetër në horizontin e Bangkok-ut.
Gjatë krizës financiare aziatike të vitit 1997, "Sathorn Unique", e cila kishte qenë në ndërtim e sipër për shtatë vjet, ishte përfunduar vetëm 80% kur kriza goditi dhe u ndërpre ndërtimi i saj. Do të kishte pasur 659 dhoma dhe 54 hapësira të tjera kur tani është vetëm një ndërtesë e shkatërruar ku dhe thuhet se është e pushtuar, veçanërisht kati i 43-të, ku u gjet trupi i një personi në 2014.
Natën ndërtesa merr plotësisht pamjen e një fantazme ku përveç disa dritave, ndërtesa është kryesisht e errët dhe pa energji elektrike.
Ajo që duhej të ishte diçka madhështore, tashmë është një rrënojë me kolonat dekorative në dysheme, mure të prishur dhe të mbushur me mbishkrime që turistët lënë kur rojet i lënë të futen edhe pse është e jashtëligjshme.
Të ngjitesh në çati cilësohet si e pabesë dhe kalohet vetëm nga shkallët e urgjencës. Është shumë e rrezikshme, nuk ka asnjë siguri me plot tela nëpër tokë, metale dhe rreziqe të tjera por turistët thonë se aventura ia vlen kur ngjitesh në majë dhe shikon pamjen.


Një ndërtesë e nisur për të tërhequr vizitorë, tani ka më shumë sukses, vetëm se në një mënyrë tjetër.
Burimi:Insider\Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë