Politike

Sekretari Blinken në Tiranë: Krenar për partneritetin Shqipëri-SHBA në mikpritjen e afganëve! Shqiptarët treguan bujarinë e tyre

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, gjatë një vizite sot në Tiranë, i prehu mirënjohjen Shqipërisë për partneritetin me Shtetet e Bashkuara.

“Ju falenderoj për një mikpritje të mrekullueshme në vendin e shqiponja. E ndjej ambientin e ngrohtë jashtë dhe ngrohtësinë këtu. Është një moment i rëndësishëm dhe një vlerësim për punën tuaj. Falenderoj zotin David për të gjithë punët e ambasadës dhe zotin Edi për mbështetjen dhe ngjyrat që i ka dhënë Tiranës gjatë kohës që ka kryetar i bashkisë.
Jam mirënjohëses dhe për partneritetin që kemi. Këto tre vitet e fundit që kemi punuar bashkë, çdo vështirësi që kemi pasur, kryeministri ka qenë pranë nesh.
Më kanë thënë që kjo ndërtesë i dedikohej një diktatori që i çoi shqiptarët në kampet e përqendrimit. Por sot shikoni rreth e rrotull, ky vend është mbushur me dritë, ka kafe, është një simbol i gjallë, i të tanishmes”, u shpreh Blinken, gjatë një takimi me të rinj dhe në praninë e kryeministrit Edi Rama.

Më herët gjatë ditës, Sekretari Blinken zbriti në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas në orën 11.30, ku u prit nga ministri i Jashtëm Igli Hasani. Pak përpara tij, zbriti edhe ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, përmes një mesazhi në platformën X, theksoi se partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, vetëm sa do të forcohet.

"Mirë se erdhe Antony! Me kënaqësi të mirëpritur Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken
në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri. Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë. I jam jashtëzakonisht mirënjohës Sekretarit Blinken për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij të paçmuar", shkroi Hasani.

Hasani duke pritur Blinken në Rinas

Delegacioni i drejtuar nga Blinken iu drejtua ambasadës në Tiranë ku sipas axhendës sekretari amerikan i shtetit zhvilloi një takim dhe përshëndeti punonjësit e ambasadës. Ambasada Amerikane në Tiranë njoftoi pas mesdite se krahas agjendës së paralajmeruar, sekretari amerikan Antony Blinken takohet edhe me drejtues të sistemit të drejtësisë.

Në orën 14:15 Blinken pati takim me afganët që kanë aplikuar për vizë amerikane.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken u shpreh se është krenar për partneritetin Shqipëri-SHBA në mikpritjen e afganëve që u larguan nga Afganistani pasi pushtetin e morën talibanët.

Duke falënderuar Shqipërinë për mikpritjen e afganëve, Blinken tregoi edhe raste të disa prej vajzave afgane të cilat tanimë kanë arritur të shkollohen dhe kanë ide për të hapur bizneset e tyre.

“Disa prej jush keni mirëpritur familjet afgane dhe kjo tregon bujarinë e shqiptarëve dhe mirëpritjen. Nuk është vetëm fakti që ju po i prisni ato me krahët hapur por edhe mënyra sesi po i mirëprisni ata. Dua t’ju them se ishte emocionuese për mua që mes refugjatëve afganë ishin 2 prindër burrë e grua që kishin 5 fëmijë dhe secili prej këtyre 5 fëmijëve ishin numër 1 të klasat e tyre. Por kur talibanët erdhën në fuqi, vajzat nuk mund të shkonin në shkollë. Sidoqoftë ata u përpoqën të gjenin mënyra për t’u dhënë mësim vajzave të tyre. Ato teksa kanë qenë në Shqipëri, kanë mësuar anglisht në mënyrë fluente. Një nga motrat do të jetë në sektorin e modës, tjetra në sektorin e biznesit.

Unë u dhashë ide që të mund të punojnë në biznesin e tyre për modën. Mund të shikoni shpresën e jashtëzakonshme në sytë e tyre, shpresë që ua hoqën talibanët po iu ringjall pasi erdhën në Shqipëri. Jam krenar për partneritetin tonë për të ndihmuar afganët”, tha Blinken.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë