Lajme

E motra s’dorëzon mandatin, Kiri Hajdari në krah të Bashës në protestë

Rudina Hajdari, vajza e liderit të dhjetorit Azem Hajdari ka refuzuar që të dorëzojë mandatin e deputetes. Por ndërsa ajo nuk është përjashtar nga Partia Demokratike për shkak të historisë dhe emrit të të atit, selia blu nuk e ka lënë familjen Hajdari jashtë protestës së sotme. Djali i Azemit dhe vllai i Rudinës, Kiri u shfaq në krah të Lulzim Bashës. Madje ai foli edhe dy fjalë në protestën para parlamentit. "Unë jam djali i Azem Hajdarit. Amaneti i Azemi Hajdarit qëndron tek ju dhe të gjithë demokratët . Liri Demokraci! Rama ik, Rama ik!", tha Kiri Hajdari.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë