Rihanna ka një mënyrë për të bërë edhe stilet më të çuditshme të jenë më të kërkuarit. Stili i saj gjithmonë në përmirësim përfshin ndryshime konstante, sidomos kur ajo udhëton jashtë shtetit. Aktualisht ajo ndodhet në Seul ku po feston hedhjen në treg të “Fenty Beauty South Korean”. Ajo u sigurua që të merrte të gjithë vëmendjen me kostume dhe fustane të sapodalë nga pasarelat e javëve të modës.
Ndërsa po bënte një tur rreth në qendre tregtare të mërkurën ajo kishte zgjedhur një stil aspak të zakonshëm. Ajo veshi një fustan në ngjyrë rozë të ndezur, mbi një palë pantallona të gjera në ngjyrë portokalli duke i bërë këto dy veshje të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët të dukeshin më bukur se asnjëherë më parë.
Koncepti i fustaneve sipër pantallonave nuk është aspak i ri, dhe çdokush që ka jetuar mes viteve 90 dhe fillimet e viteve 2000 mund ta dëshmojë këtë. Por Rihanna e bëri të dukej si një stil i freskët e i papërdorur më parë. Fustani i saj i gjatë deri në fund të këmbëve i cili ishte i gjithi me kopsa do ishte perfekt për ndonjë tapet të kuq, por pantallonat e gjera i jepnin një kthesë të papritur sportive. I kompletuar me sandale me rripa, ky look është gati për ta çuar modën në një tjetër dimension.
Ja disa ide se si mund ta vishni ju këtë trend :
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.