Ishte një ditë e paharrueshme, ajo e djeshmja, për të pasurit e planetit. Me një kllapitje syshë, sapo çeli Bursa , 500 njerëzit më të pasur të botës arritën të humbasin 117 miliard dollarë, ose 2,1% të pasurisë së tyre kolektive të barabartë me PBB e Kuvaitit.
Informacionin e bëri të ditur Bloomberg Billionaire Index, që përveç të tjerash kujton se si në muajt precedent gjërat kanë shkuar më së miri për të pasurit: nga 1 janari pasuritë e 500 të pasurve të planetit u rritën me 11%, duke arritur në 5,4 trilion dollarë (më shumë se dyfishin e borxhit publik italian).
Ishin 21 anëtarët e klubit ekzekutiv të Bloomberg Billionaire Index që humbën më shumë se një mijë million dollar për kokë vetëm ditën e djeshme. Ai që e drejtonte grupin e të humburve ishte Jeff Bezos, njeriu më I pasur në botë, që të hënën e zezë të luftës tregtare midis Uashingtonit dhe Pekinit la 3.4 miliardë dollarë.
Atë e ndoqi edhe Bernard Arnault (i cili e gjeti veten me 3.2 miliardë dollarë më pak), Mark Zuckerberg (më i lehtësuar nga 2.8 miliardë), Mukesh Ambani (2.4 miliardë më pak për Sipërmarrësin indian, njeriu më i pasur në Azi) dhe Bill Gates.
Të pasurit po qajnë edhe në Kinë, ku protestave në Hong Kong u është shtuar edhe përshkallëzimi i luftës tregtare (dhe monedhës).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.